Islandë - Vrasja e Klevis Sula - Shefi i policisë deklaratë për mediat " Agresori po bashkëpunon me policinë" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Islandë - Vrasja e Klevis Sula - Shefi i policisë deklaratë për mediat " Agresori po bashkëpunon me policinë"

Fatjon Kaloci
12.12.17
Foto Web - Marrë nga portali MBL.IS
Në këto momente kur ora lokale në Çorovodë shënon 19:00 e martë 12 dhjetor 2017, në një media islandeze, ka një zhvillim sërisht pas interesimit të gjerë të opinionit publik në Islandë mbi vrasjen e Klevis Sula, 20 vjeçarit nga Shqipëria. Sipas corovoda online në një postim të orës 18:47, Shefi i policisë së Kryeqytetit Rejkjavik, Islandë Grimur Grimsson në një intervistë me mbl.is ka cituar ndër të tjera se "Agresori i sulmit po bashkëpunon me Policinë"
"Hetimet kanë shkuar mirë, ndonse nuk e quajmë kohën e përshtashme për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur" - tha Grimur.

Një person 19 vjeçar, nga Islanda që mbahet në paraburgim është nën hetim për rastin ndërsa nuk dihet nësa ka patur vlerësim nga psikiatri. Policia po kërkon imazhe nga telefonat që mund të kenë kapur sulmin.

Agresori është në paraburgim deri në datën 15 të këtij muaji dhjetor dhe më pas do të shihet nëse do ketë nevojë për shtyrje të kësaj mase.

Ngjarja po formësohet disi dhe policia ka parë gjithë videot nga kamerat e vëzhgimit në sheshin Austurvuller, ku ndodhi ngjarja.
Grimur Grimsson thotë gjithashtu se policia fton publikun që mund të ketë kapur me foto apo video nga telefonat e tyre të bashkëpunojnë me policinë.

Deri tani, asnjë imazh nuk ka ardhur por sipas policisë ka një pikëpyetje mbi numrin e dëshmitarëve që mund të jenë ndodhur pranë sulmit.

Kështu thuhet në shkrimin e publikuar pak minuta më parë në portalin MBL.IS
Në fund të intervistës thuhet: "Pamja e asaj që ka ndodhur sa vjen e bëhet më e qartë, por nuk mund t'ua themi tani, do të ndodhë më vonë" - tha Grimur Grimsson Shefi i Policisë së Kryeqyetit Rejkjavik.

Policia ka marrë në pyetje edhe shtetasin tjetër që ishte me Klevis Sula dhe që ka dalë nga spitali.

Corovoda Online ka ndjekur vazhdimisht që nga data 4 dhjetor 2017 zhvillimet mbi ngjarjen ndërsa jozyrtarisht burime thonë se këtë fundjavë pritet të mbërrij trupi i pajetë i 20 vjeçarit Klevis Sula.

Corovoda Online / F.K. / Burimi MBL.IS ( lidhje e jashtme )/Arni Saeberg