• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Skrapar - Ndalohet një shtetas 28 vjeçar - Ngjarja në Backë, Skrapar

Të enjten 28 dhjetor 2017, një shtetas 28 vjeçar, nga fshati Backë, Skrapar është ndaluar. Policia nuk jep më shumë detaje, por mësohet se ndalimi është bërë bazuar në Nenin 121/a dhe 110 të Kodit Penal. Corovoda Online duke ju referuar këtyre neneve respektivë citon se:
Neni 121/a - Përndjekja
Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t'i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.
Kur kjo vepër kryhet ndaj të miturit, gruas shtatzënë ose një personi të pazotë për t'u mbrojtur, si dhe kur kryhet nga një person i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e armëve, dënimi rritet deri në një të dytën e dënimit të dhënë.
Neni 110 - Heqja e paligjshme e lirisë së personit
Heqja e paligjshme e lirisë së personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Kur kjo vepër shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Nuk ka shumë detaje mbi ngjarjen apo rrethanat e ndalimit, ndërsa policia në deklarimin për media ka cituar inicialet e 28 vjeçarit dhe nenet respektive mbi bazë të së cilave është bërë ndalimi.
©Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA