Lamtumirë Klevis! Përcillet në Banesën e fundit 20 vjeçari Klevis Sula **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Lamtumirë Klevis! Përcillet në Banesën e fundit 20 vjeçari Klevis Sula

Fatjon Kaloci
17.12.17
Ai lindi në 31 mars 1997 ndërsa sot 17 dhjetor 2017 do të prehet fare i ri mes engjëjve. Klevis Sula 20 vjeç, përpara 3 dhjetorit 2017 ishte një si mijëra emigrantë që Shqipëria ka në çdo cep të botës... që enden përpjekjeve të shumta për një jetë më të mirë... me shpresën dhe mallin e të qënit larg vendlindjes, miqëve e shokëve që mund t'i kishte pranë edhe më shumë për t'a qafuar edhe ndërsa qëndronte mes spitalit. Ai iku pa e ditur sesa shumë zemra menduan dhe u lutën për të... Në Shqipëri dhe Islandë me mijëra persona mbetën të shokuar nga ngjarja... do të ndihmonte një 25 vjeçar që qëndronte pranë një bar klubi në një shesh qëndror në Rejkjavik... pa e ditur se më pas përpjekja për ndihmë që zemra e tij i thoshte do ti kthehej me thikë zemrës së 20 vjeçarit. E në fatin e një vendi tjetër... dyert e mortit prisnin njerëz mes dhimbjes në pritje të ardhjes së trupit mbi të cilin do të donin të dershnin një lot që zgjati ditë... Lajmi i ndarjes nga jeta mbuloi thuajse gjithë mediatikët në Islandë dhe Shqipëri... dhe me qindra kontribuan financiarisht për trasportimin e lamtumirës së fundit drejt vendit të vet... Miqtë e kolegët prej momenteve të para stampuan bluzat e bardha me foton e 20 vjeçarit ... që mbante mbishkrimin ENGJËLL... dhe mes pikëpyetjesh, arsyeve se përse dhe dhimbjes... sytë e banorëve të qytetit të vogël klikonin në web mos gjendej diçka më shumë për autorin, për drejtësinë, për prehjen e qetë që mesa duket vonon... Dëshmia e një gruaje ( e postuar më herët nga Corovoda Online ) që pa ngjarjen mbetet ende për t'u vlerësuar në gjykatën e Rejkjavik ndërsa policia ndaloi një 25 vjeçar islandez si autor të dyshuar mbi ngjarjen.
... e diela e 17 dhjetorit 2017 ngrinte... Edhe koha qante ndërsa në rreth 00:30 të orëve të para të së dielës në shtëpinë Sula, Klevisi nuk do të vinte me buzëqeshjen e tij engjëllore... Shiut i shtoheshin lotët e të arfëmëve...
... Në orën 10:00 me qindra i'u drejtuan varrezave të qytetit të vogël ku heshtja flet... Karvani i madh i automjeteve dhe ngushëllimeve... bluzat me foton e Klevisit dhe mbishkrimin Engjëll ishin të vetmet që rrezatonin bardhësinë mes një ditë të zezë.
Engjëll! ... Do të shihemi në Parajsë!
Lamtumirë Klevis!
 
Corovoda Online gjatë këtyre ditëve i ka dhënë një rëndësi të veçantë ngjarjes. Na lejoni të t'u shprehim miqve, të afërmëve, familjarëve, shokëve të Klevisit ngushëllimet tona. Mes kujtimesh të paharruara do të mbetesh përherë mes nesh! Lamtumirë Klevis!