Ndahet nga jeta i riu - U qëllua me thikë në Rejkjavik, Islandë pak ditë më parë. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ndahet nga jeta i riu - U qëllua me thikë në Rejkjavik, Islandë pak ditë më parë.

Fatjon Kaloci
8.12.17
Më herët, u nda nga jeta 20 vjeçari nga Skrapari Klevis Sula ndërsa prej disa ditësh nuk mundi dot t'ia dilte një gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një agresioni ndaj tij dhe një tjetër shtetasi shqipëtar në 3 dhjetor 2017 në kryeqytetin e Islandës, Rejkjavik.

Më herët 2 shtetas shqipëtar u qëlluan me thikë pranë një monumenti të një sheshi qëndror në Rejkjavik në mëngjesin e 3 dhjetorit 2017 rreth orës 05:00 lokale. Policia tha se kapi autorin, i cili nuk dëshmoi dot në daljen e parë përpara gjykatës për arsyet e agresionit për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ndërsa do të dalë sërish përpara gjykatës së Rejkjavik në 15 dhjetor 2017.

Lajmi i ndarjes nga jeta të 20 vjeçarit nga Skrapari u publikua edhe në faqen zyrtare të Policisë Islandeze dhe në shumë media të Islandës ngjarja tërhoqi vëmendjen e opinionit publik. Corovoda Online i referohet edhe një shkrimi të pasdites së sotme 8 dhjetor 2017 në portalin visir.is ku pasqyrohet lajmi i ndarjes nga jeta të një prej viktimave të agresionit të fundjavës që lamë pas. Me një titull të fortë Visir pak pas orës 18:09  shkruante "Vdes një nga të rinjtë që u qëllua me thikë në Austurvelli" .
Fatkeqësisht, 20 vjeçari nuk mundi të mbijetoj pas goditjeve me thikë që i shkaktuan një gjendje të rëndë shëndetësore dhe që nuk mund të përmirësohej në LandSpitalaium apo Spitalin Kombëtar të Islandës ku po mbahej në jetë përmes aparaturave. Menjëherë pas lajmit të ndarjes nga jeta, në rrjete sociale kanë qënë bashkëmoshatarët ata që kanë treguar dhimbjen e ndarjes nga jeta të Klevisit duke i dedikuar fjalë zemre dhe pikëllimi. Prej ditësh në fakt, thuajse gjithë qyteti i vogël i Çorovodës ka qënë sy e vesh nga ngjarja. Corovoda Online ndan dhimbjen dhe qëndron pranë familjarëve, miqve e të afërmëve për dhimbjen e thellë.
Foto Web - Visir publikon lajmin e ndarjes nga jeta