• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Ngjarjet kryesore në Skrapar - Viti 2017 - Cilat janë Titujt Kryesorë që Corovoda Online ndau me ndjeksit këtë vit?

Ndërsa kalendarët ndërrojnë, Corovoda Online në traditën e saj të çdo fundviti liston në mënyrë të përmbledhur Postimet kryesore që kanë shoqëruar ndjeksit tanë për vitin 2017. Edhe këtë vit, tradita jonë vijon, si një sfidë mes asaj se çfarë mund të përbëj lajm, në një qytet të vogël që përmes nesh promovohet në gjithë botën. Selektivë dhe profesional fjalët kyç të blogut tonë "jozyrtar" do n'a shoqërojnë gjatë mes një udhëtimi krenarie të Skraparit të së djeshmes, sotmes dhe të ardhmes. Disa ndër zhvillimet kryesore të publikuara nga Corovoda Online për kategorinë e informacionit lokal:
JANAR 2017
- Skrapari listohet nga ISHP (Instituti i Shëndetit Publik ) si një nga 6 qytetet kryesore në Shqipëri me tendencë rritje të prekjes nga situata Gripale.
- Nis në Skrapar proçesi i vetëdeklarimit të Adresave. Projekti 6 muajor fillimisht synonte një sistem të qartë të adresave individuale që do të bëhej pranë Zyrave të Gjendjes Civile.
- Rreshje të shumta bore mbulojnë Skraparin. Në 11 janar u shfaqën problematika në disa zona të Skraparit kryesisht ndërpritet trasporti interurban, probleme me furnizimin me energji elektrike në shumë fshatra të Skraparit. Disa akse rrugore u bllokuan ndërsa kreu i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu tha asokohe se Shtabi i Emergjencës i krijuar pranë Bashkisë po monitoronte situatat ndihmëse në terren.
- Edhe në Poliçan, moti me rreshje bore sjell problematika. Bashkia Poliçan bëri shpërndarje të disa pakove ushqimore për t'i ardhur në ndihmë familjeve të izoluara nga rreshjet e borës.
- Përkujtohet në Skrapar 14 janari i Kongresit të parë Bektashi që u mbajt në Prishtë.
- Rregjistrohet një tjetër rast i dhunës në familje në Skrapar. Ngjarja ndodhi në 18 janar 2017 në një lokalitet të quajtur Bargullas pjesë e Skraparit.
- Përkujtohet Beteja e Tendës së Qypit në Skrapar. 21 janari i 2017 përkoi me 73 vjetorin e kësaj beteje të përgjakshme.
- Rregjistrohet një ngjarje në Jaupas, Skrapar. Ngjarja ndodhi në 21 janar 2017 ku për shkak të një konflikti për pronën një 34 vjeçar u proçedua pasi goditi një 69 vjeçar.
- Botuesi Enver Caka hedh në treg një libër monografik me titull "Pa shikoni Çorovodën"
- Ndalohet një 44 vjeçar nga berati por që punonte në Skrapar. Ndalimi u krye në 26 janar 2017
- Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar për të tretin vit radhazi rankohet si Agjensia më e mirë në Qarkun Berat. Konkluzionet u bënë në një takim rajonal në 24 janar 2017.
- 2 tërmete ndihen në Çorovodë. Lëkundja më e fortë u ndje në 27 janar 2017 rreth orës 18:00 me magnitudë 4.7 dhe pak minuta më  vonë një tjetër lëkundje sizmike më e vogël në 2.9 magnitudë.
- Poliçan, një grindje mes 2 të moshuarve në Azilin e Poliçanit u raportua në mbremjen e vonë të 27 janarit 2017 ku si pasojë një shtetas mbi 80 vjeç mbeti i plagosur rëndë pas goditjes me një biçak u tha fillimisht.
- Një Bankë e Nivelit të Dytë, nxjerr në shitje disa objekte që ndodhen në Skrapar
- Në një postim në rrjetin social facebook, të kryeministrit Edi Rama kur ky i fundit publikonte pamje nga Sheshi Skënderbej që po ideohej me gur dekorativ, Rama i reagon një komentuesi që kishte komentuar "Vetëm Gurë nga Skrapari mos vër aman... " Rama i tha: " Skrapari ka gurë fantastik! Lajmi u bë viral mbrëmjen e 27 janarit 2017
SHKURT 2017
- Ndalohet nga Policia një 58 vjeçar në Skrapar. Ngjarja ndodhi në 7 shkurt 2017 dhe nga kontrolli shtetasit i'u kap 16 kilogram lëndë narkotike e tipit cannabis sativa
- Depozitohen të plota planet e përgjithshme vendore për Bashkitë Skrapar dhe Poliçan. Corovoda Online postoi një faksmile të një autoriteti ekzekutiv të Tiranës mbi statusin Gati për Miratim të këtyre planeve.
- Një tabloid francez publikon atraksionet më të rekomandueshme turistike të Shqipërisë, mes tyre listohen Kanionet e Osumit
- Në Bashkinë Skrapar, pranë sheshit do të vendosen tabelat Info Point.
- Barazohet numerikisht Popullsia mes Bashkive Skrapar dhe asaj Poliçan. Shifrat dolën nga rregjistri elektronik i shtetasve për dy bashkitë e ndarjes së re administrative.
- Kreu i Bashkisë Poliçan në një status në rrjet social në 14 shkurt 2017 njofton se Poliçani do kete investime të mëdha nga marsi deri në fund të 2017
- Në 16 shkurt 2017 Bashkia Skrapar hap (eksperimental)  domainin bashkiaskrapar.gov.al Ky do të jetë edhe portali zyrtar i autoritetit vendor të Bashkisë Skrapar.
- Në 16 shkurt 2017 më shumë se 13 000 fishekë, armë dhe granata u dorëzuan nga Skrapari dhe Poliçani në kuadër të një fushate amnistie për vetëdorëzimin.
- Në 17 shkurt 2017 rikonstruktohen disa segmente brenda lagjeve Estref Caka me mure dekorative dhe shkallë të gurta
- Një 40 vjeçar nga Skrapari u bë lajm viral në rrjet për një ndodhi në Lushnje. Sipas Lajmit të 19 shkurtit 2017 në gjendje të dehur kishte furnizuar makinën pranë një karburanti dhe ishte larguar pa paguar.
- Në 26 shkurt 2017 në Çorovodë u mbajt një takim i hapur ku u prezantua projekti i rrugës Çorovodë - Përmet.
MARS 2017
- Në një event në Tiranë, Bashkia Skrapar u vlerësua si një nga Bashkitë me projektet më të mira. Një çmim simbolik iu atribua Kreut të Bashkisë nga Ministri Ahmetaj dhe IADSA Eventi ndodhi në 10 mars 2017
- U zhvillua për të parën herë në Çorovodë "Miss dhe Mister Children" Aktiviteti u mbajt në 11 mars 2017
- Një delegacion i Bashkisë Skrapar në një vizitë 5 ditore në Bagcilar, Turqi. Vizita u krye në bashkëpunim me shoqatën e Bashkive në Shqipëri gjata datave  19 deri në 24 mars 2017
- Investimi i ri i rrjetit të kanal - ujitës për banorët e njësisë administrative Vëndreshë, Skrapar.
- Festohet në Skrapar nga besimtarët bektashi. 22 Marsi përkon me Nevruzin, Aktivitete pranë një objekti të sektit bektashi pranë Dhoresit, Skrapar
- Një 49 vjeçare nga Skrapari denoncoi se gjatë një pelegrinimi në Laç një shtetas i kishte vjedhur sende me vlerë. Ngjarja u skedua në 25 mars
- Në 27 mars 2017 një shtetas plagoset në Skrapar në afërsi të Lumit Osum
PRILL 2017
- Kënga World e kënduar nga Lindita Halimi do përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizionin 2017. Kompozitori i kësaj kënge Klodian Qafoku ishte në fokus të një postimi në rrjetin Corovoda Online
- Këshilli i Bashkisë Skrapar vendos tarifat e reja si dhe linjat e trasportit qytet - fshat në Skrapar.
- Në 4 prill një video në rrjet dha plane sesi do të trasformohet një resort i qaujtur Albanian Adventure Resort pranë Pigasit, në Skrapar.
- Asokohe Kreu i Parlamentit Ilir Meta kryen një vizitë mes datave 7 dhe 8 prill 2017 në Skrapar
- Nis zyrtarisht publikimet websiti zyrtar i bashkisë Skrapar në 4 prill.
- Një vendim i çuditshëm i FSHF në 6 prill ku dënohet Stadiumi i Skraparit pa tifozë. Në fakt Skrapari ka thjesht një terren sportiv dhe jo stadium.
- Në 7 Prill u prezantua në Çorovodë një projekt që synon të furnizoj 24 orë me ujë të pijshëm Çorovodën
- Në 7 Prill inaugurohet zyrtarisht filiali i Bankës së nivelit të dytë BKT në Çorovodë.
- Ministri Ilir Beqaj dhe Mesila Doda shfaqen në disa foto duke kaluar fundjavën në Kanionet e Osumit Skrapar në Rafting
- Fillojnë punimet në qëndër të Çorovodës për pedonalen
- Rregjistrohet një vjedhje në Çorovodë në dëm të një 62 vjeçari. Sipas Policisë shtetasit gjatë natës iu vodh një motorr tip Jamaha dhe zdrukthtaria.
- Një tjetër rast i dhunës në familje. Sipas informacionit të 8 prillit një 38 vjeçar dhunonte babain 75 vjeç
- Në 22 prill një aktivitet në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së Kahreman Yllit. Vendoset pllakata pranë shkollës 9vjeçare që mban emrin e tij.
- Në Novaj, gjyshi denoncon nipin (pa e ditur se ishte ai ) për dhunim banese.
QERSHOR 2017
- Në 1 qershor nisi një procedim penal për një 55 vjeçar nga Durrësi, pasi sipas lajmit i kishte marrë një 77 vjeçari një shumë lekësh pa i'a rikthyer me premtimin për të bërë një botim libri
- Tiranë, ndalohet një 21 vjeçar, sipas dëshmimtarëve tentoi të fus në mjet me zor një vajzë 19 vjeçare nga Skrapari që jetonte në Farkë, Tiranë
- Inaugurohet një platformë turistike mbi Kanionin e Osumit si dhe vendi i quajtur legjenda e Nuses merr një pamje atraktive.
- Djaloshi nga Skrapari Lukas Shehu shpallet Fëmija më i bukur i botës në një kompeticion ndërkombëtar.
- Një 76 vjeçar proçedohet për një ngjarje në Koritë, ku për disa mëri me një të afërm 56 vjeçar për pronat, i pret mbi 90 pemë arrore këtij të fundit. Ngjarja në 13 qershor 2017
- Një 34 vjeçar nga Skrapari që ishte shpallur në kërkim nga Policia arrestohet
- Takime të shumta elektorale në Skrapar
- Në 16 qershor 2017 një mjet del nga rruga në afërsi të Mbrakullës. Mjeti tip Benz drejtohej nga një 58 vjeçar që u lëndua
- Spatharë, dy kushërinj grinden për votën ngjarja në 18 qershor.
- 30 qershori rregjistrhen temperatura 40 gradë në Çorovodë
KORRIK 2017
- Corovoda Online hap edicionin e 7 të sondazhit Personaliteti i Vitit për Skraparin
- Rregjistrohet një vatër zjarri pranë Bogovës
- Në 16 korrik 2017 si pasojë e motit të keq me rrufe dhe vetëtima një 65 vjeçar humb jetën pasi u godit nga një rrufe. Ngjarja ndodhi prnë Selanit, Skrapar
- Arrestohet një 51 vjeçar nga Gjerbësi Sipas Policisë tentoi të dhunonte seksualisht një vajzë me probleme mendore.
GUSHT 2017
- Bashkia Skrapar fiton një projekt me fonde të drejtëpërdrejta nga BE për menaxhimin e mbetjeve urbane 1 gusht 2017
- Një familje në nevojë në Therepel, merr vëmendjen e disa instancave
- Rikonstruktohen disa mjedise pranë Muzeut Historik në Çorovodë. Edhe Varrezat e Dëshmorëve riparohen
- Shfaqet një vatër e madhe zjarri në Barç, Straficë. Zjarri në Straficë edhe në 5 gusht.
- Zbulohen 500 rrënja kanabis sativa në afërsi të fshatit Gurrazez, Skrapar. 17 gusht - Ngjarja pa autorë të ndalur.
- Nis trasmetimet rrjeti Numerik Tokësor në Çorovodë me 13 kanale televizive
- Policia Rajonale ngre plan masash për Ditët e Pelegrinazhit Bektashi në Tomorr.
- Kapen me imazhe infra prani e Dhisë së Egër Rubicapra rubicapra në Skrapar
- Mbahet në Skrapar Pelegrinazhi i përvitshëm Bektashi,
SHTATOR 2017
 - Shoqërohen së paku 5 persona në 28 shtator 2017 - Sipas Policisë u ndaluan me një sasi prej  325 kilogram kanabis sativa nga një kontroll i bërë
- Botohet libri me titull "Gurëve të Tomorricës" nga Mustafa Molla
- Rikonstruktohet totalisht ish-godina e Komunës Qëndër, në Çorovodë
TETOR 2017
- Skrapari nis me humbje sezonin në ndeshjen e parë me Këlcyrën. Ndeshja e 1 tetorit u mbyll në 5:0 në takimin që u luajt në Këlcyrë
- Një 55 vjeçar nga Bogova kallëzoi në polici dëmin që i ishte bërë pronës. Sipas tij i ishin prerë gjatë natës 60 rrënjë ullinj Ngjarja në 1 tetor
- Publikohet një vendim i Këshillit të Ministrave sipas të cilit disa prona në Skrapar do kalojnë në përdorim të TAP
- Një 41 vjeçar nga Greva ndalohet nga Policia ku sipas kësaj të fundit në mjetin tip KIA me të cilin udhëtonte u kap një sasi kanabis
- Fushatë sensibilizimi në Çorovodë me Fjongot ngjyrë Rozë për luftën parandaluese ndaj Kancerit të Gjirit
- Ndërpritet takimi Skrapari - Elbasani Në mbulimin live të Corovoda Online 22 tetor 2017 u raportua se arbitri i takimit u qëllua në fushë
- Burime për Corovoda Online thanë në 25 tetor se një ekip i huaj televiziv do rregjistronte një program disa ditësh në Skrapar
- 26 tetor 2017 në Bogovë raportohet për vjedhje të afro 9 koshereve bletësh në pronësi të një shtetasi  27 vjeçar
- Rruga Skrapar - Përmet do vijoj financimin nga Buxheti i Shtetit edhe për 2018 Lajmi u mësua nga Corovoda Online në një shkrim të 26 tetorit
NENTOR 2017
- Në 1 Nëntor u mësua emri i Prefektit të Ri të Qarkut Berat. Ai do të jetë Harilla Dafa
- Në 3 Nëntor përfundojnë xhirimet e një ekipi të huaj televiziv pranë Kanioneve të Osumit ku u rregjistrua realshow Bartel in het wild - Corovoda Online e kishte paraprirë ekluziven më herët
- Në 6 Nëntor në Çorovodë mbahet dita në kuadër të fushatës kombëtare "takohemi për një libër"
- Në nje event, një vlerësim mirënjohje i jepet mjekut - stomatolog Maksim Musabelliu. Eventi u mbajt në Çorovodë.
- Një 24 vjeçare nga Skrapari Erinolda Isufaj mbeti pa jetë nga një aksident. 24 vjeçarja ishte duke udhëtuar me familjarë drejt Skraparit. Ajo ishte pjesë e stafit të një formati investigativ
- Sigurimet Skrapar rankohen të 3tat në një klasifikim në nivel kombëtar për performancën mbi të ardhurat dhe realizimin
- Një stendë me Bio Produkte Made in Skrapari vendoset në kryeqytetin e Shqipërisë, tiranë
- Festat e Pavarësisë, Flamurit dhe Çlirimit - Mbahet një aktivitet në Çorovodë
- Rreshje intesive shiu sjellin prurje të shumta të lumenjeve në Skrapar. Disa zona kryesisht rurale pa energji.
DHJETOR 2017
- Në 3 Dhjetor Corovoda Online publikon lajmin mbi plagosjen e një të riu 20 vjeçar nga Skrapari në Islandë. Raporti i parë mbërriti përmes disa shërbimeve eksluzivisht për Corovoda Online
- Në 5 Dhjetor në një klasifikim të Treguesve të Perfomancës Financiare Bashkia Skrapar rankohet e gjashta në vend
- Në 8 Dhjetor humb jetën në Islandë, pas plagëve të marra 20 vjeçari nga Skrapari Klevis Sula
- Në 8 Dhjetor, një shtetas rreth 76 vjeç gjendet pa jetë në afërsi të lagjes Hasan Seitaj, në Çorovodë.
- Në 12 Dhejtor prokuroria Berat investigon mbi materiale hetimore për një 54 vjeçare nga Therepeli Dyshimi se ka falsifikuar dokumentet e pronës
- Në 17 Dhjetor blogu ndërkombëtar wiwibloggs rendit të parën si pretendente për Fituese të Festivalit në RTSH këngëtaren nga Policani Orgesa Zaimi
- Publikohet një listë e Investimeve të Bashkisë për 2018. Rreth 12 projekte me fondet e Bashkisë dhe 8 me Fonde Qeveritare
- Në 17 Dhjetor 2017 përcillet në banesën e fundit në një ceremoni funerali mes qindra të pranishmësh trupi i pajetë i Klevis Sula vrarë në Rejkjavik, Islandë
- Plagoset në Çorovodë një shtetas 56 vjeçar. Ngjarja pranë lagjes Çlirimi
- Një aktivitet u mbajt në Çorovodë 19 dhjetor 2017 me moton Stop Korrupsionit

© Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA