BREAKING NEWS

The life of a child soldier in Congo

Pas Rreshjeve - Diell që "ngrin" E marta dhe e mërkura - Minimalisht - 5 dhe - 6 gradë

Posted on Saturday, December 02, 2017 and filed under , , . You can follow any responses to this entry through theRSS 2.0 . You can leave a response or trackback to this entry from your site

Ndërsa ende pa papërfunduar situata e rreshjeve në Çorovodë, e cila sipas gjasave do të vij drejt përmirësimit ku rreshjet do jenë më të pakta në sasi deri të dielën, Dielli do shoqëroj Çorovodën por temperaturat do të jenë "armiku i radhës tek porta". Sipas emitentit meteorologjik gjerman wetter.net nga e hëna fillon rënia e temperaturave. Edhe përse në mesatare vjetore dhjetori i krahësuar i viteve nuk sheh temperatura të çuditshme, risku do qëndroj tek ndryshimi i menjëhershëm në vlerat minimale dhe maksimale që vijnë menjëherë pas disa ditësh me rreshje. Ngricat në orët e para të mëngjesit të së martës dhe të mërkurës  parashikohen të rishfaqen. Qyteti i vogël i Çorovodës do të jetë më i ftohtë gjatë këtyre ditëve por le të shohim parashikimin sipas providerve të ndryshëm:

Dita e Martë 5 Dhjetor 2017
Sipas wetter.net
Çorovodë e martë 5 Dhjetor 2017
Koha me Diell
- Temperatura maksimale e ditës 8 gradë celsius
- Temperatura minimale e ditës -5 gradë celsius

Sipas Accuweather
Çorovodë e martë 5 Dhjetor 2017
Koha me Diell dhe vranësira të lehta
- Temperatura maksimale e ditës 6 gradë celsius
- Temperatura minimale e ditës -6 gradë celsius

Dita e Mërkurë 6 Dhjetor 2017
Sipas wetter.net
Çorovodë e mërkurë 6 Dhjetor 2017
Koha me Diell
- Temperatura maksimale e ditës 7 gradë celsius
- Temperatura minimale e ditës -6 gradë celsius

Sipas Accuweather
Çorovodë e mërkurë 6 Dhjetor 2017
Koha me Diell dhe vranësira të lehta
- Temperatura maksimale e ditës 6 gradë celsius
- Temperatura minimale e ditës -6 gradë celsius
Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave, kërkon vëmendje më të lartë për target moshat në nevojë, personave me paaftësi apo pamundësi që enden rrugëve por njëherësh edhe parapërgatitjen e një konsumi më të lartë të energjisë elektrike ( mjeti kryesor ngrohës ende në Shqipëri ) e për pasojë vigjilenca kërkon një rrjet funksional trasmetimi energjie.
Edhe përse jemi ende disa ditë larg nga gjasat e këtij fenomeni meteorologjik, është mirë që informimi të nxis mbase edhe marrjen e masave të mundshme. Corovoda Online

0 Responses for “ Pas Rreshjeve - Diell që "ngrin" E marta dhe e mërkura - Minimalisht - 5 dhe - 6 gradë ”

Leave a Reply

Recently Commented

Recent Entries

Photo Gallery

Footer Social