Rejkjavik - Në Islandë të dielën 17 dhjetor 2017, vendasit në tubim lutjeje për djaloshin shqipëtar Klevis Sula **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rejkjavik - Në Islandë të dielën 17 dhjetor 2017, vendasit në tubim lutjeje për djaloshin shqipëtar Klevis Sula

Fatjon Kaloci
14.12.17
FotoWeb / Media Sociale Facebook
Në tribut të Klevis Sula, shoqëria civile në Islandë do mblidhet në nder të kujtimit të djaloshit 20 vjeçar, nga Skrapari,  që humbi jetën në përpjekje për t'i ardhur në ndihmë një shtetasi 19 vjeçar nga Islanda i cili më pas e goditi me thikë. Nga goditjet e agresorit pak ditë më vonë Klevis Sula humbi jetën në spital. Por ngjarja e ndodhur në kryeqytetin Rejkjavik në 3 dhjetor 2017 ende vijon në fokusin e mediave islandeze. Më herët, disa tabloide informacioni në Islandë, gjatë kësaj të enjteje 14 dhjetor 2017 kanë shkruar se një tubim lutjeje do të mbahet në vendin ku ndodhi ngjarja, i lokalizuar pranë bar klubi të njohur në Rejkjavik si "American Bar" dhe Sheshit Auturvoller. Në median sociale Facebook përmes një Eventi ( Ngjarje ) qindra ndjekës janë ftuar të ndezin një qiri për lutjet që do të shkojnë për Klevisin dhe familjarët e tij. Në përshkrimin e vendosur mbi ngjarjen që do të zhvillohet ditën e dielë 17 dhjetor 2017 në orën 17:00 lokale (18:00 në Shqipëri ) ndër të tjera thuhet:
" Do të mbahet një memorial për Klevis Sula, që u nda nga jeta në 8 dhjetor 2017. Eventi do të kryhet të dielën 17 dhjetor në orën 17:00 duke nisur që nga Ura e Rejkjavik ku qirinj do të ndizen në kujtim të tij. Klevis u nda nga jeta pas plagëve të marra nga një sulm në Rejkjavik. Ai lindi në 31 mars 1997, dhe u largua shumë i ri prej familjes dhe miqve të tij.
Në kujtim të Klevis Sula, u prehtë në paqe!"

Shumë shtetas islandez kanë grumbulluar fonde monetare për të ndihmuar familjarët e familjes Sula që të trasportojnë trupin e pajetë drejt Shqipërisë, aty ku do të prehet për të fundit herë.

Corovoda Online në bashkëngjitje, jep një fotoweb të një postimi në rrjetin social Facebook që është krijuar nga
Særún Anna Traustadóttir dhe që deri në orët e mbrëmbjes së sotme ka mbi 1000 përdorues që kanë reaguar për pjesëmarrje.

Fatjon Kaloci / Corovoda Online