• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Rrugëtimi 2017 - Ngjarjet Kryesore të Corovoda Online - Muaji Janar

Ndërsa kalendarët ndërrojnë, Corovoda Online në traditën e saj të çdo fundviti liston në mënyrë të përmbledhur Postimet kryesore që kanë shoqëruar ndjeksit tanë për vitin 2017. Edhe këtë vit, tradita jonë vijon, si një sfidë mes asaj se çfarë mund të përbëj lajm, në një qytet të vogël që përmes nesh promovohet në gjithë botën. Selektivë dhe profesional fjalët kyç të blogut tonë "jozyrtar" do n'a shoqërojnë gjatë mes një udhëtimi krenarie të Skraparit të së djeshmes, sotmes dhe të ardhmes. Disa ndër zhvillimet kryesore të publikuara nga Corovoda Online për muajin Janar 2017:

- Skrapari listohet nga ISHP (Instituti i Shëndetit Publik ) si një nga 6 qytetet kryesore në Shqipëri me tendencë rritje të prekjes nga situata Gripale.
- Nis në Skrapar proçesi i vetëdeklarimit të Adresave. Projekti 6 muajor fillimisht synonte një sistem të qartë të adresave individuale që do të bëhej pranë Zyrave të Gjendjes Civile.
- Rreshje të shumta bore mbulojnë Skraparin. Në 11 janar u shfaqën problematika në disa zona të Skraparit kryesisht ndërpritet trasporti interurban, probleme me furnizimin me energji elektrike në shumë fshatra të Skraparit. Disa akse rrugore u bllokuan ndërsa kreu i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu tha asokohe se Shtabi i Emergjencës i krijuar pranë Bashkisë po monitoronte situatat ndihmëse në terren.
- Edhe në Poliçan, moti me rreshje bore sjell problematika. Bashkia Poliçan bëri shpërndarje të disa pakove ushqimore për t'i ardhur në ndihmë familjeve të izoluara nga rreshjet e borës.
- Përkujtohet në Skrapar 14 janari i Kongresit të parë Bektashi që u mbajt në Prishtë.
- Rregjistrohet një tjetër rast i dhunës në familje në Skrapar. Ngjarja ndodhi në 18 janar 2017 në një lokalitet të quajtur Bargullas pjesë e Skraparit.
- Përkujtohet Beteja e Tendës së Qypit në Skrapar. 21 janari i 2017 përkoi me 73 vjetorin e kësaj beteje të përgjakshme.
- Rregjistrohet një ngjarje në Jaupas, Skrapar. Ngjarja ndodhi në 21 janar 2017 ku për shkak të një konflikti për pronën një 34 vjeçar u proçedua pasi goditi një 69 vjeçar.
- Botuesi Enver Caka hedh në treg një libër monografik me titull "Pa shikoni Çorovodën"
- Ndalohet një 44 vjeçar nga berati por që punonte në Skrapar. Ndalimi u krye në 26 janar 2017
- Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar për të tretin vit radhazi rankohet si Agjensia më e mirë në Qarkun Berat. Konkluzionet u bënë në një takim rajonal në 24 janar 2017.
- 2 tërmete ndihen në Çorovodë. Lëkundja më e fortë u ndje në 27 janar 2017 rreth orës 18:00 me magnitudë 4.7 dhe pak minuta më  vonë një tjetër lëkundje sizmike më e vogël në 2.9 magnitudë.
- Poliçan, një grindje mes 2 të moshuarve në Azilin e Poliçanit u raportua në mbremjen e vonë të 27 janarit 2017 ku si pasojë një shtetas mbi 80 vjeç mbeti i plagosur rëndë pas goditjes me një biçak u tha fillimisht.
- Një Bankë e Nivelit të Dytë, nxjerr në shitje disa objekte që ndodhen në Skrapar
- Në një postim në rrjetin social facebook, të kryeministrit Edi Rama kur ky i fundit publikonte pamje nga Sheshi Skënderbej që po ideohej me gur dekorativ, Rama i reagon një komentuesi që kishte komentuar "Vetëm Gurë nga Skrapari mos vër aman... " Rama i tha: " Skrapari ka gurë fantastik! Lajmi u bë viral mbrëmjen e 27 janarit 2017






Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

PERSONALITETI 2018 PËR SKRAPARIN

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA