Rrugëtimi 2017 - Ngjarjet Kryesore të Corovoda Online - Muaji Tetor **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rrugëtimi 2017 - Ngjarjet Kryesore të Corovoda Online - Muaji Tetor

Fatjon Kaloci
16.12.17
Ndërsa kalendarët ndërrojnë, Corovoda Online në traditën e saj të çdo fundviti liston në mënyrë të përmbledhur Postimet kryesore që kanë shoqëruar ndjeksit tanë për vitin 2017. Edhe këtë vit, tradita jonë vijon, si një sfidë mes asaj se çfarë mund të përbëj lajm, në një qytet të vogël që përmes nesh promovohet në gjithë botën. Selektivë dhe profesional fjalët kyç të blogut tonë "jozyrtar" do n'a shoqërojnë gjatë mes një udhëtimi krenarie të Skraparit të së djeshmes, sotmes dhe të ardhmes. Disa ndër zhvillimet kryesore të publikuara nga Corovoda Online për muajin Tetor 2017:

- Skrapari nis me humbje sezonin në ndeshjen e parë me Këlcyrën. Ndeshja e 1 tetorit u mbyll në 5:0 në takimin që u luajt në Këlcyrë

- Një 55 vjeçar nga Bogova kallëzoi në polici dëmin që i ishte bërë pronës. Sipas tij i ishin prerë gjatë natës 60 rrënjë ullinj Ngjarja në 1 tetor

- Publikohet një vendim i Këshillit të Ministrave sipas të cilit disa prona në Skrapar do kalojnë në përdorim të TAP

- Një 41 vjeçar nga Greva ndalohet nga Policia ku sipas kësaj të fundit në mjetin tip KIA me të cilin udhëtonte u kap një sasi kanabis

- Fushatë sensibilizimi në Çorovodë me Fjongot ngjyrë Rozë për luftën parandaluese ndaj Kancerit të Gjirit

- Ndërpritet takimi Skrapari - Elbasani Në mbulimin live të Corovoda Online 22 tetor 2017 u raportua se arbitri i takimit u qëllua në fushë

- Burime për Corovoda Online thanë në 25 tetor se një ekip i huaj televiziv do rregjistronte një program disa ditësh në Skrapar

- 26 tetor 2017 në Bogovë raportohet për vjedhje të afro 9 koshereve bletësh në pronësi të një shtetasi  27 vjeçar

- Rruga Skrapar - Përmet do vijoj financimin nga Buxheti i Shtetit edhe për 2018 Lajmi u mësua nga Corovoda Online në një shkrim të 26 tetorit