Skrapar - Qindra pako shpërndahen për Fëmijët në Pamundësi - Nisma Dhuro për Fëmijët sjell një buzëqeshje më shumë FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Qindra pako shpërndahen për Fëmijët në Pamundësi - Nisma Dhuro për Fëmijët sjell një buzëqeshje më shumë FOTO

Fatjon Kaloci
28.12.17
E nisur brenda një kohe të shkurtër, pas mes dhjetorit 2017 Nisma "Dhuro për Fëmijët" ka zbritur tashmë në mes të tyre, Fëmijëve në Pamundësi në Skraparin e këtij ndërrim vitesh. Qindra paketa të plota ushqimore, sanitare etj dhe mes tyre dhurata të vogla por me shumë dashuri janë shpërndarë në disa fshatra të Skraparit. Varfëria përballë syve që ngazëllenin dhe përqafonin, gëzimi mes trokitjes në derë të një "babagjyshi" të papritur, që befas vinte nga askund drejt e tek t'a, habia e një "përseje" të vizitorëve dhe mikpritja krahëhapur edhe kur nuk kishin thuajse asgjë por gati të përlotur, kur dëgjonin se Njerëz të Thjeshtë kishin menduar që t'a hiqnin diçka nga vetja e tyre për t'i bërë sado pak të mendonin se PO, dikush, diku a ndoku mendon edhe për ne. Corovoda Online mbështetës mediatik i një nisme sociale vullnetarizmi të quajtur "Dhuro për Fëmijët" ka mundur të ndjek nga afër përmes disa fotosh e videosh në fshatra të ndryshëm në Skrapar ku kjo nismë ka mbërritur. Kjo nismë po vazhdon edhe për pak ditë duke dashur të prek çdo skaj të Skraparit të pamundësive. Mbi 140 pako janë shpërndarë gjatë këtyre dy ditëve  në disa prej familjeve me fëmijë në pamundësi, kanë sjell një përpjekje ndryshe dhe gjithçka e nisur nga dëshira e mirë që përtej nesh, pak metra më tej, përmes forcës së të qënit njerëzor me mundësi e rrethana të ndryshme dhjetra e dhjetra skraparas, jashtë skraparit e brenda tij kanë dhuruar diçka nga vetja për ta. E ndonse është e vështirë prej nesh si Blog të shprehim falenderime të veçanta, pasi shpesh mirëbërësit, ata njerëzit e thjeshtë që japin diçka nuk duan të shfaqen me emra a iniciale, pasi nuk kërkojnë kurrësesi famë apo merita për diçka shumë njerëzore, na duhet thjesht t'ju themi FALEMINDERIT mes anonimatit, Ty! Kudo që je, Faleminderit prej nesh, dhe faleminderit prej disa prej tyre ju vjen përmes disa fotosh në vijim.
(Corovoda Online duke dashur të mos abuzoj me përdorime të tjetërsueshme të imazheve në rrjet sjell disa imazhe me përpunim grafik mbi identikitet nën 16 vjeçare të protagonistëve të vërtetë të festës, Fëmijëve )
Nëse dikush do më pyeste pak ditë më parë, nëse a ka të rinj që mendojnë për Skraparin, para pak ditësh do thosha "JO"... Por nisma Dhuro për Fëmijët që ka nisur prej pak ditësh ishte si një shuplakë që të vjen mëngjeseve të ftohta, kur fytyra të ngrin nga "mos pasja e një drite në fund të tunelit" ... Ata e arritën një fitore këtu në Skraparin e "Ku ishe? Ç'a bëre? Ç'të duhet? Po rri rehat? edhe futja një Përkrahje? " Ky qytet i vogël ku mosha mesatare po shkon mbi 45 vjeç ka sytë tek këta të rinj, që përveçse kanë facebook dhe smart... kanë ZEMËR.... Ju lumtë Çuna!

Rebel - Kudo që je! Faleminderit për këtë nismë, pa ty dhe njerëzit e mirë të Skraparit kjo nuk do mundej!