Skrapari "Hesht" ndërsa qindra donacione nga rrethet për Fëmijët në Pamundësi vijojnë: DHURO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari "Hesht" ndërsa qindra donacione nga rrethet për Fëmijët në Pamundësi vijojnë: DHURO

Fatjon Kaloci
25.12.17
Skrapari vazhdon të jetë vëzhgues për fat të keq të një inisiative me kauzë të thellë sociale. E si për ilaritet, në qytetin e prag festave, me çanta të tejmbushura, me administrata që festojnë "ngrehur" festat e fundvitit, zyrtarëve me kollare që emetojnë politika por që në fund tek e përditshmja një 10 leksh, a një rrobë a teshë e mbajtur kot nën dollap ende vijon të jetë larg atij Skrapari të pak metrave më tej.

Atij të Skrapari që i kënaqemi fotove apo videove me mall, natyrës që i krenohemi, dhe që në mes fshatrave të thellë, ATA fëmijët e pamundur, rreckosur apo me hundë që rrjedhin dimrave të ftohtë SFIDOJNË... Ata janë e prapë do jenë me buzëqeshjen engjëllore të moshës, por tani është radha jote.

Mjafton një kontribut modest i yti për të dëshmuar se Skraparin e së ardhmes, nuk n'a e bëjnë të tjerët por vetë ne. Na dihet pak sforco t'i lëmë mënjanë për pak ato tipiket "Ne s'kemi për vehte" dhe ana tjetër teksa me fishekzjarre e hare do të kalojmë pranë tyre me një "Gjynah".

Corovoda Online dëshiron që në këtë kauzë, kur kanë mbetur edhe fare pak ditë, të nxis atë njeriun e mirë që ti je, dhe t'ju kërkoj sa mundeni të t'i bashkoheni Donacioneve për të mundësuar së paku një buzëqeshje me një patatinë apo çokollatë, një bluzë a një palë atlete, dy libra apo çfarë ju mendoni se do t'u sjellë këtij fundviti një buzëqeshje më shumë atyre, Fëmijëve të pamundësive në Skraparin e tyre dhe tonin.

Sot, e hënë 25 Dhjetor 2017, Nisma që protagonistët e saj nuk dëshiron t'i bëj publik, pasi nuk kërkohet famë prej tyre por Fama të sjell ndërgjegjësimin e gjithësecilit për çështjen, rreth mesditës ka gjetur përkrahjen e disa sipërmarrjeve. Ne publikojmë më poshtë disa imazhe të ardhura në rrjet, ku Klevis Big Market Durrës dhe një tjetër donator Klodi tregojnë shembullin përmes disa dhuratave për Fëmijët e Skraparit në prag festën e ndrrimit të Viteve.

Çorovoda Online mbështet mediatikisht këtë dhe çdo nismë tjetër që në qëndër të vëmendjes sjell nisma dhe çeshtje konkrete sociale që na bëjnë bashkë. Dhe për këtë, na duhesh edhe ti, sado dhe si do të mundesh.

Faleminderit Klevis Big Market Durrës dhe Klodi me kontributin tuaj dhatë një buzëqeshje më shumë mes syve engjëllorë të atyre që kanë më shumë nevojë të kuptojnë se Babagjyshi është dhe endërrat mund t'i vijojnë për të ardhmen e mirë.
069 66 56 316



© Corovoda Online