Trasmetimet Tokësore Numerike - Një "dështim" i suksesshëm për banorët e Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Trasmetimet Tokësore Numerike - Një "dështim" i suksesshëm për banorët e Skraparit

Fatjon Kaloci
9.12.17
Nga gushti 2017 nisën trasmetimet numerike në qarkun e Beratit. Edhe Skrapari si pjesë e tij, pa fillimisht 13 kanale televiziv RTSH, RTK Report Tv dhe 3 Kanale lokale të Beratit. 13-ta e kanaleve vijon të mbetet si numri "ters" i të mos paturit më shumë. Ndërsa sot daton 9 dhjetor 2017 dhe viti po shkon drejt mbylljes, Top Channel, Klan, Vision Plus, News 24 e shumë skerma televiziv vijojnë ende të mos shfaqen në kërkimin automatik të kanaleve. I rrethuar mes malesh dhe informacionit - kështu mund të quhet ky vit, parë prej këtej nga Corovoda e vogël. Më e shumtë nevoja e ndjekjes së ekraneve shfaqet gjatë periudhës së festave, ku shpesh programacionet e disa prej kanaleve kryesorë në vend synojnë të sjellin një atmosferë ndryshe edhe në Shqipërinë e skajeve. Larg Metropolit duket sikur është një Shqipëri tjetër, që nuk bën zë, e që pret me "kismet". Të varfërit ata që nuk mund të blejnë dot "shërbime" së paku publike të mediave të liçensuara si kombëtare, detyrohen të paguajnë për të patur një buzëqeshje më shumë në fundvit, apo për të mësuar diçka nga ekrani që të miklojnë veten me ëndërra së paku larg pushtetit të parë, të dytë a të tretë a të katërt, që media mbart. Momentalisht në Trasmetimet Numerike Tokësore në Skrapar mund të shihen vetëm këto skerma:
1. Rtsh 1 HD
2. Rtsh 2 HD
3. Rtsh 3 HD
4. Rtsh Sport
5. Rtsh Muzikë
6. Rtsh Film
7. Rtsh Shqip
8. Rtsh Parlament
9. Rtk
10. Report Tv
11. Onufri Tv
12. Berati Tv
13. Glob Tv