In Memoriam: "I Paharruari, miku im i mirë... Caush Kaloçi" - Requiem nga Zylyftar Hoxha **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

In Memoriam: "I Paharruari, miku im i mirë... Caush Kaloçi" - Requiem nga Zylyftar Hoxha

Fatjon Kaloci
7.1.18
I paharruari miku im i mirë... Caush Kaloçi!

Sot të statusin e tij në FB, blogeri i faqes Çorovoda Online, Fatjon Kaloçi, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të të atit të tij të shtrenjtë, Caush Kaloçit, kishte hedhur një “in memoriam”.

Natyrisht që pas këtij postimi, atij i kishin ardhur shumë mesazhe që tregonin respekt e dashuri për të ndjerin Caush që iku para kohe, por edhe mesazhe ngrohtësie dhe lehtësimi për familjen, bashkëshorten, Veken dhe fëmijët.

Nxitoj për dy gjëra:
E para, që t’i lutem Fatjonit, të më lërë pak hapësirë në blogun e tij, Çorovoda Online, të shprehem për mikun tim të vjetër, familjar, por për një farë kohe edhe në të njëjtën punë, Caushin e mirë dhe të paharrueshëm, jo vetëm për mua, por për të gjithë qytetarët e Çorovodës dhe më gjerë, për tërë shokët dhe miqtë e tij të shumtë në të gjithë Shqipërinë me të cilët e lidhi puna.

Dhe, e dyta, që t’i kërkoj falje atij dhe gjithë familjarëve të Caushit, për pavëmendjen time, që unë kam shkruar për “tërë dynjanë”, dhe s’gjeta pak kohë për mikun tim të ndjerë dhe të pa harruar në përvjetorin e tij të ndarjes nga jeta.

Tani për tani nuk kam kohë fizike të shprehem, por së shpejti do t'a gjej atë.

Sot do të mjaftohem vetëm me ngushëllimin: Se njerëz si Caush Kaloçi nuk harrohen lehtë!

Ai punoi një jetë, mes njerëzve me sfera të larta partiake e shtetërore, por mbeti Caushi i Radëshit, Caushi i njerëzve në nevojë, qytetar i denjë dhe nga më të nderuarit e Çorovodës.

Zylyftar Hoxha