Islandë: Vrasësi i Klevis Sulës do të qëndroj në paraburgim deri në 9 shkurt **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Islandë: Vrasësi i Klevis Sulës do të qëndroj në paraburgim deri në 9 shkurt

Fatjon Kaloci
29.1.18
Grafikë Ilustruese e Vendit të Ngjarjes - Krediti i imazhit Dv.is
Sipas mediave islandeze, një shtetas i ndaluar nga policia vendase që dyshohet për autorësinë e një sulmi me thikë mbrëmjen e 3 dhjetorit 2017, do të vazhdoj të qëndroj i ndaluar nën masën e paraburgimit deri në datën 9 shkurt 2018. Corovoda Online duke ju referuar tabloidit islandez visir i cili pak minuta më parë rreth orës 14:00 të kësaj të hëne 29 janar 2018 , citon se shtetasi i ndaluar do të dëgjohet përsëri përpara se çështja t'i kaloj prokurorisë së rrethit në Rejkjavik, kryeqyteti i Islandës. Visir citon një deklarim të një zyrtari të Policisë të nominuar si Margeir Svensson që thotë se hetimi po shkon drejt përfundimit por që nuk pronocohet për shkakun e vrasjes me thikë në një ngjarje të ndodhur në sheshin Austurviller, në Rejkjavik në 3 dhjetor 2017.

Më herët tabloidë të ndryshëm islandez cituan se një shtetas rreth të 30-ve me shtetësi islandeze u ndalua. Mediat e cituan me emrin Dagur Hoe Sigurjonsson si i ndaluar për ngjarjen ku i ndaluari dyshohet se qëlloi me thikë ndaj dy shtetasve shqipëtar dhe si pasojë e plagëve të marra një shtetas 20 vjeçar nga Skrapari Klevis Sula humbi jetën në Spitalin Nacional në Rejkjavik. Ngjarja pati një reagim të fortë social në opinionin publik në Islandë por edhe në Shqipëri ku media të ndryshme raportuan mbi ngjarjen. Rrjeti ynë vazhdimisht ka ndjekur zhvillimet mbi ngjarjen që në momentet e para dhe mbetet në pritje të zhvillimeve që tashmë spostohen në gjyqësorin islandez mbi vendimin e pritshëm të masës së dënimit që pritet të jepet, mesa duket në 9 shkurt 2018.  
© Corovoda Online / Fatjon Kaloci / Fragmentim burimi ( lidhje e jashtme nga webi yne me visir.is )