• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Perceptimi - Cilat janë nismat apo institucionet me të suksesshme për 2017 në Skrapar

Në një shkallare treguesish, të përvitshëm që Corovoda Online referon çdo vit, edhe ky që sapo lamë pas tregoi se në Skrapar pjesa më e madhe e njerëzve citon se "Arsimi ka mbaruar në Skrapar" duke e renditur këtë të fundit si më pak të vlerësuarin për 2017. Opinionet pesimiste nuk mungojnë, dhe nuk ka sesi të mos shfaqen edhe ndaj enteve apo institucioneve të ndryshme. Surprizë në rankimin e Perceptimit si të Sukseshme kete vit ishte Qendra Kulturore e Fëmijëve në Poliçan e cila për ndjeksit e Corovoda Online ka terhequr vemendje për një stil të veçantë publikimesh të programeve fëminore për video editimeve apo rol play duke shmangur sallat monotone ndonjëherë. Edhe rrjeti ynë Corovoda Online ka qënë i propozuar si më i suksesshmi  por qëndrimi ynë editorial e shmang drejtpërdrejtë cilësimin apo kandidimin në evente brenda vetes apo networkut tone. Edhe nisma "Dhuro për Fëmijët" pati një ndjekshmëri shumë të lartë, por fakti që nisi në fund 2017 mesa duket nuk ka arritur të jetë propozimi numerik i ndjeksve që shkruajnë në inboks te Corovoda Online që prej janarit 2017 për këtë rankim.
Listojmë, Perceptimin si Institucione apo Nisma të Suksesshme gjatë Vitit 2017 në Skrapar.
1. Trans Adriatic Pipeline
( Projekti i madh ka mundur që krahas shumë vendeve të punës të kryej investime në dobi të komunitetit, gjatë 2017 dy platforma të pamjeve panoramike mbi Kanionin Osum ishin me kooperim të T.A.P. duke rritur besueshmërinë e një TAP të suksesshëm në perceptimin e opinionit. )

2.Bashkia Skrapar
( Fillimisht u rrethua me debate projekti i Urbanizimit të Qëndrës së Çorovodës, disa pisha u kthyen në protagoniste politike e niveleve të vogla por pas përfundimit të sheshit të ri, thuajse të gjitha vlerësimet pozitive të perceptimit kanë ardhur nga emigrantë apo nga skraparas që banojnë në rrethe të tjera sikundër edhe shumë vendas të cilët së fundmi krenohen me qëndrën e re më moderne dhe më bashkohore . )

3. Alba Shoes Skrapar
( Industria fason Alba Shoes është më e madhja në Skrapar dhe padyshim numri i të punësuarve në këtë nismë jep garancinë për sukses po pse jo edhe vazhdimësinë e një mirëqënie ekonomike për familjet e punëtorëve që punojnë aty. Parë në këtë prizëm ky padyshim është perceptim suksesi por corovoda online dëshiron që kushtet e punës sidomos gjatë dimrit të ftohtë të jenë pak më ndryshe. )

4. Agjensia e Sigurimeve Skrapar
( Kjo Agjensi vijon të rankohet e para në qarkun Berat, por përceptimi i ndjeksve të corovoda online për Suksesin e kësaj agjensie vjen edhe nga disa faktor. Kështu ALSSH Skrapar është media partner i Corovoda Online dhe shpesh logot apo njoftimet e këtij institucioni familjarizohen me ndjeksit. Por nga ana tjetër është institucioni i vogël që menaxhon mbi 3 200 pensione dhe problematika. Suksesi shihet edhe në platformat sociale online kur ka përditësime të shumta duke i nxjerre institucionet nga apatia. )

5. Albanina Rafting Group
( Kanionet e Osumit nuk mund të ishin madhështore pa stafin e Albania Rafting Group që thuajse çdo sezon mbush me entuziazëm dhe adrenalinë sytë e mijëra vizitorëve në atraksionin e madh turistik të Skraparit. Por gjatë këtij viti, në paketat turistike të albrafting edhe canyoning, hiking në Tomorr e shumë risi që perceptohen nga ndjeksit si model suksesi. )

6. Ujësjellës Kanalizime Skrapar (sh.a.)
( Disa subvencione për performancë iu akorduan gjatë 2017 këtij institucioni. Por ajo që përceptohet si pjesë e suksesit është sfida e vazhdueshme që tashmë është bërë rregull mbi pagimin e faturave të ujit të pijshëm që sa vjen dhe shtohet numri i personave që paguajnë rregullisht tashme. Mbi 2880 lidhje, pritet të kenë vendosje të matësve në Çorovodë gjatë muajit tjetër - shkurt 2017

7. Komisariati i Policisë Skrapar
( Sipas Corovoda Online numri i ngjarjeve që ka patur 2017 ka qënë më i pakët. Raportimi ka qënë i shpeshtë por ngjarje të natyrave të rënda apo tepër të rënda kanë qënë prezente por pa e riskuar rendin apo imazhin për policinë. Prania e saj ndihet shpesh gjatë ditëve të Pelegrinimit Bektashi në Tomorr apo së fundmi në një fasadë të re të godinës së Komisariatit ka sjellë pak ndryshim duke e çuar ndjeksin në perceptimin si model suksesi. )

8. Qëndra Kulturore e Fëmijëve Poliçan
( Traget moshat më të vogla por edhe ato më të mëdha nuk kanë mbetur pa ndjekur postimet video edit të rrjetit të tyre social në Bashkinë e Poliçanit. Të suksesshëm, jo vetëm se janë fëmijë por edhe për faktin se kanë gjetur një formë ndryshe të shprehjes së artit të tyre, larg sallave klishe por me video editime dhe klipe. )

© Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NJOFTIME

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA