Prezantohet projekti 5.000.000.000 lek - Çorovoda drejt lidhjes me Korçën / FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Prezantohet projekti 5.000.000.000 lek - Çorovoda drejt lidhjes me Korçën / FOTO

Fatjon Kaloci
20.1.18

Do të kapi shifrën e investimit në rreth 5 miliard lek, një ndër investimet e mëdha që do të synoj të lidhi në rrugë autombilistike Çorovodën me Korçën. Së paku, kjo u mësua paraditen e së premtes 19 janar 2018 kur u prezantua në Korçë në një takim ku merrnin pjesë Kryetarët e Bashkive që favorizohen nga ky investim, reciprokisht Korçë, Skrapar, Maliq, Berat projekti në fjalë. Në takim ishin të pranishëm edhe prefektët e Korçës dhe Beratit. Investimi i pritshëm parashihet në vlerën 38.6 milion euro dhe konkretizimi do të ndihmoj në komunikim rrugor Skraparin, Gramshin dhe Korçën. Aksi i ri rrugor do të jetë në itinerarin Çorovodë - Zhepë, Zhepë - Zerec, Zerec - Moglicë, Moglicë - Maliq, Maliq - Korçë. Duke iu referuar një postimi të bërë mëngjesin e së shtunës 20 janar 2018 në faqen zyrtare të kryetarit të bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, ky i fundit në takimin e mbajtur për prezantimit e projektit ndër të tjera ka thënë: " ... është një projekt i shumëpritur nga komuniteti i Skraparit, paksa i vonua në kohë, por që realizimi i tij do të këtë efekte të shumfishta për zhvillimin ekonomik të zonës".
Por si është i konceptuar projekti?  Sipas Corovoda Online projekti do të ketë 2 lote.
Fillimisht i pari që parashikohet të nis nga puna do jetë segmenti Zhepë - Zerec - Moglicë me një gjatësi afro 20.1 kilometër ndërsa loti i dytë do jetë për segmentin Selcë - Lozhan i Ri - Maliq që parashihet në gjatësi sa 18.9 kilometër. Por e gjithë rruga Skrapar - Korçe me një gjatësi 103 kilometra do të konceptohet thuajse e re tërësisht. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, në segmentizime projekti do të konceptohet si një tërësi punimi 6 hapash:
  1. Segmenti Corovodë – Qafa e Dëvrisë – Zhepë me gjatësi prej reth 37.3 km, është pjesë e përbashkët e akseve rrugore Skrapar – Gramsh dhe Skrapar – Korçë. Ky segment në dijeninë tonë është në fazë lidhje kontrate nga ARRSH.
  2. Segmenti Zhepë – Zerec – Moglicë me gjatësi përfundimtare prej 20.05 km. Aks totalisht i ri pjesë e kësaj kontrate ështe trajtuar në përputhje të plotë me termat e referencës se miratuar nga ARRSH me vendim nr. 41 të K.T. të A.Rr.Sh-së nr. 4963 prot. Datë 14.06.2016.
  3. Segmenti Moglice – Diga e Moglicës mbi Lumin Devoll me gjatësi prej reth 7.6 km është e rikonstruktuar kohët e fundit nga Kompania Norvegjeze STATKRAFT e cila është duke ndërtuar Hidrocentralin e Moglicës.
  4. Segmenti Diga e Moglices – lidhja me aksin nacional Gramsh – Korçë në afërsit të fshatit Strelcë ka një gjatesi prej reth 14.6 km. Ky segment është aktualisht në fazën ndërtimi nga Kompania Norvegjeze STATKRAFT dhe pritet te perfundoje ne vitin 2018.
  5. Segmenti Strelcë ( Hidrocentrali Strelces) – Lozhan I Ri – Maliq me gjatësi prej 18.9 km, aks rrugor ekzistues është trajtuar brenda kësaj kontrate.
  6. Segmenti Maliq – Korçë me gjatësi prej 12.6 km është aks i kompletuar i ndërtuar në vitet e fundit me investim te ARRSH
Mësohet gjithashtu se Autoriteti Rrugor Shqipëtar ka depozituar pranë AKM studimin për vlerësimin mjedisor ndërsa ende pritet sigurimi i fondeve.


© Corovoda Online / Fatjon Kaloci