Rikonstruktohet Komisariati i Policisë në Skrapar - Punimet vijojnë por ja si duket ai tani: FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rikonstruktohet Komisariati i Policisë në Skrapar - Punimet vijojnë por ja si duket ai tani: FOTO

Fatjon Kaloci
5.1.18



Në Skraparin e vogël, shpesh, lajmet vijnë më shpejt nga Tirana Zyrtare, sidomos kur flitet për nisma kombëtare. Kështu u tha edhe në 2013, ndërsa në bannera, billboarde dhe hashtagu PoliciaQëDuam thuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë, nisi të sjellë Godina të Strukturuara, Mikpritëse dhe shërbyese. Por kjo ishte një tjetër "lëpirëse" për qytetet e vogla ku prej 2013 lajmi mori dhenë por fondet munguan. Pastaj të stërmësuar me:  "teoria në fillim e pastaj praktika" mbërritëm... 5 vite më pas! Në qytetin e vogël, ku shpesh ndryshimi i një fasade jep impaktin e parë në komunitet, një shprese që po bëhemi si të tjerët, kur shumë sy kalimtarë kthehen deri sa të përshtaten me reminishencat e mes viteve 70' ku ende pjesa më e madhe e enteve mbajnë të njëjtën pamje... 5 vite pas... në mes dhjetor 2017 u pa se Fasada e Komisariatit të Policisë në Skrapar pësoi ndryshim. Por jo vetën ajo, edhe Godina Kryesore iu nënshtrua ndryshimit që kishte vite pa ardhur. Ditëve të Dhjetorit Drejtuesit e Komisariatit apo edhe punonjës i shihje të preokupuar qoftë edhe në detaj, si një sfidë ndaj vetes që këtë që nisëm ta mbarojmë më së miri . Corovoda Online jep disa imazhe krahësimore të periudhës më parë dhe tani. Por përpara saj, na duhet si blog të tregojmë mirënjohje ndryshe për punonjësit e policisë së këtushme. Ndërsa mes Lajmesh së Tiranës Zyrtare flitet për Policim Modern, me makina elektrike, kamera xhepi dhe raport të menjëhershëm... pak metra më tej në të njëjtën Shqipëri por të një realiteti tjetër. ku shpesh fondet kalojnë hallka e stërhallka, ku dëshirat dhe pamundësitë për të punuar në Skraparin kilometrik të sipërfaqes dhe terrenit të vështirë, përplasen ndaj dëshirës për të punuar me rezultate... më së paku, çdo kush nga Uniformat e Skraparit meriton një falenderim për gjithçka që bën, me përkushtim e seriozitet edhe përse ndodh një X ngjarje reagimet ndaj tyre nuk mungojnë, por sa i ndihmojmë ata askush nuk mund t'a thuaj... Gjithësesi, këto foto tregojnë se shtëpia e rendit, në Skraparin e vogël mes njerëzve që njihen ndër breza, padyshim mes brezash do fiksoj edhe këtë moment Të Ristrukturimit të Komisiariatit Skrapar.

© Corovoda Online / Imazhi Kredit B.