Bllokohet Rruga Automobilistike Berat - Skrapar - Protesta si Kronikë ndaj Gurit - Foto / Video **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Bllokohet Rruga Automobilistike Berat - Skrapar - Protesta si Kronikë ndaj Gurit - Foto / Video

Fatjon Kaloci
22.2.18
Më herët rrjeti i gjerë i komunitetit online të Corovoda Online po sinjalizonte se diçka po ndodhte në dalje të Beratit. Rreth orës 10:00 të kësaj të enjte 22.02.2018 në vendin nga ku po vinin imazhet e para, disa makina të T.A.P. mundën të merrnin "OK" për të kaluar rrugën por këtë fat e patën vetëm ato.

Vetëm pak pas 10:10 rruga u bllokua thuajse totalisht për disa minuta. Dhjetra persona të organizuar, po protesonin për atë që sipas tyre është e padrejtë - Vendimin për Pezullimin e Punës së Disa Guroreve në Malin e Tomorrit.

Protestuesit, thuajse janë të gjithë të papunë pas këtij vendimi. Ata punonin për firma të liçensuara të nxjerrjes dhe përpunimit të Gurit Dekorativ në Skrapar deri para 18 nëntorit 2017.

Më herët:
Në mes nëntor 2017 Ministri i Mjedisit Klosi kërkoi revokimin e lejeve për së paku 12 gurore që punonin në Skraparin e afërt të Tomorrit. Mediat vendase asokohe shoqëruan lajmin me disa sekuenca video, ndërsa Klosi, Blendi Klosi inspektonte si Ministër Mjedisi dhe Turizmi zonën.


Protesta zgjati disa minuta dhe asnjë mjet që shkonte drejt Skraparit nuk u lejua të kalonte. Edhe punonjësit e policisë ishin prezentë për monitorimin e situatës.

Protesta u zhvillua në Dalje të Beratit, në lagjen e quajtur Uznovë e Madhe.

Në rrjetin tonë në facebook, disa plane video dhe foto shfaqën pamje pa koment.



©Corovoda Online / Kredit Imazhesh Foto Video A.D.