• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

FOTO - Ermonela Jaho mahnit - CGTN: "Timbër i mrekullueshëm" - Sopranoja luajti rolin e Thais në Pekin

Në Pekin, sikundërse ishte njoftuar më parë, sopranoja do të luante rol protagonist. Në krah të saj baritoni i njohur në gjithë botën. Në Qëndrën Kombëtare të Arteve të Performimit në Pekin, Kinë mediat e artit dhe televizionet kineze filluan kronikat e para, nën një të përbashkët "mahnitëse". Ermonela Jaho dhe Placido Domingo i folën sërisht botës së artit me zërat unikal. "Thais" një roman i dikurshëm i shkruar Anatole France, që në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për letërsi u përshtat në versionin operistik në 1984 nga Jules Massenet. Ngjarjet i referohen shekullit të 4, në Egjipt ndërsa një i ri i quajtur Athanael tentoi të nxiste Thais ( protagonisten kryesore) të ndryshonte besimin e të shndërrohej në e krishtere. Thais ishte një ndër bukuroshet e rralla të Aleksandrisë. Ajo besonte tek Venusi (Afërdita). Por ndërsa Athanael përpiqej të t'i ndërronte besimin në zhvillimet e ngjarjes ai po joshej nga kurtizania Thais. Por Thais nuk ndryshoi mëndje. Athanaeil po i dilte befas në mbrojtje Thais. Athanael mes përkushtimit ndaj besimit të tij dhe obsesimit ndaj Thais duhej të zgjidhte... Mbi këtë subjekt kryesor zhvillohen ngjarjet e operës Thais. Roli i Thais luhet nga Ermonela Jaho ndërsa Athanael luhet nga Placido Domingo.  E gjithë opera zhvillohet mes 3 akteve mes përpjekjeve që Thais të shpëtohej nga hedonizmi.
Media Kineze Televizive CGTN në një kronikë pas performancës së kësaj jave të parë të shkurtit në Pekin pyeti sopranon Ermonela Jaho.
"Kjo është një filozofi, është një rrugëtim i jetës së Thais. Ne shkojmë prej diçkaje materiale tek diçka shpirtërore. Dhe unë e dashuroj këtë rol sepse shpirti i kësaj gruaje është i shkëlqyer. Është një gjë kaq speciale." - tha sopranoja Ermonela Jaho për televizionin CGTN.
Po sipas kësaj medie, një prej emitenteve më të fuqishëm në Botë nën koment mbi performancën e saj shprehet se timbri i mrekullueshëm i zërit të saj dhe intesiteti i kontrollit vokal i dhanë jetë shumë aspekteve të personalitetit të Thais. Nën koment media vlerëson edhe performancën aktruese të sopranos Jaho.
Në rrjetin tonë facebook Corovoda Online postoi disa plane nga një intervistë dhënë nga Ermonela Jaho pas shfaqjes.
©Corovoda Online / Fatjon Kaloci / Imazhe kredit NCPA / Në material edhe disa pasazhe nga mediatiku China Global Television Network CGTN



Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA