Hyrja e re rrugore për Çorovodën - Rama: Do ndryshoj pamja vizuale e buzë rrugës drejt qëndrës së Çorovodës

Në një takim me drejtuesit e institucioneve lokale, vendore e ekzekutive të gjithë Qarkut, në Berat, në ditën e dytë të qëndrimit të qeverisë në 23 dhe 24 shkurt 2018, kryeministri Edi Rama preku thuajse në nënlinjë edhe pamjen aktuale që sipas tij u quajt "kaldahareske" referuar në gjykimin tonë disa objekteve të ndodhura përkrah lumit të Çorovodës. Kjo së paku u kuptua në nënlinjë, menjëherë pas fjalës që mbajti Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu. Corovoda Online zbardh të plotë fjalën e Kryeministrit të Shqipërisë në vijim të diskursit që bëri kreu i Bashkisë së Skraparit.
(Fjala e plotë - transkript)
Edi Rama:
Së pari kryetar, (në vijim të fjalës së kryetarit të bashkisë Skrapar Nesim Spahiu) është pak po e sigurtë që T.A.P. duhet patjetër, jo të kthej në gjendjen e mëparshme, se gjendja e mëparshme nuk ishte ndonjë gjë për t'u patur zili, por duhet patjetër të shtroj siç duhet rrugën Berat - Çorovodë, pra një rehabilitim i plotë dhe këtë gjë Ministri i'a ka bërë shumë të qartë kompanisë dhe do i'a bëjmë aq të qartë sa ata nuk do hapin dot gazin po nuk bën rrugën.
Kjo është pak, por e sigurtë, se për ne, rruga Berat - Çorovodë është shumë e rëndësishme sepse është e gjitha pjesë e strategjisë për zhvillimin ekonomik përmes turizmit.


Së dyti, në qëndrën e Skraparit, në Çorovodë, është bërë shumë, por shumë në raport me të shkuarën jo në raport me atë që duhet. E diskutuam edhe mbrëmë (referuar një takimi të së premtes) që tani që kemi bërë edhe hyrjen e re, nga ana tjetër e bashkisë është apsolutisht e domosdoshme që të investojmë për të lidhur hyrjen e re, me pjesën e investuar të qëndrës në mënyrë që të kemi një situatë mikpritjeje vizuale për të gjithë ata që vijnë sepse një ditë. Midis rrugës së unazës se re dhe qëndrës kemi një situatë kaldaharske që duhet t'a adresojmë bashkarisht dhe këtë unë e thash që është prioritet.
Ashtu siç në të kundërt është prioritet që ne të jemi bashkë të gjithë në qëndrimin e vendosur për të ndarë njëherë e mirë kush duhet të marrë ndihmë ekonomike sepse është thellësisht i varfër dhe kush nuk meriton apsolutisht asnjë qindarle sepse ka alergji nga puna.  Ata që thonë nuk shkoj në punë se kam alergji, kjo sështë gjë tjetër veçse alergji nga puna. 
Alergjinë nga puna ne duhet t'a luftojme bashkarisht dhe i vetmi ilaç është që ne të mos të japim asnjë shans që të kenë akses në qindarkën e shtetit ata që nuk duan të punojnë. Kush do të punoj dhe që do të jetoj në kurriz të familjarëve emigrantë mund t'a bëj për sa kohë familjarët do vazhdojnë t'a mbështesin këtë gjë. Kjo, duhet të jetë e qartë dhe e prerë.

Dhe e fundit që do ju thosha është që ne jemi të vetëdijshëm për situatën e ujësjellësit atje dhe duke patur parasysh që Skrapari është pika fundore por që në fakt është edhe pika ku arrin kulmin spektakli i natyrës dhe i turizmit në këtë qark, duke nisur nga hyrja dhe shkuar tek kanionet, ne, bashkarisht duhet të punojmë jashtezakonisht shumë për të stimuluar rritjen e kapacitetit të mikpritjes, atë që tha edhe Petriti (referuar Petrit Sinaj) Pra, nëse Berati shkon deri në fund të vitit të sezonit të ardhshëm turistik me 1000 shtretër është domethënëse por pak, akoma, dhe sido qoftë ajo që duhet të jetë ambicia juaj është që t'i merrni një pjesë të atyre që qëndrojnë më shumë sesa gjatë një dite dhe t'i krijojmë mundësira njerëzve që të mos jetë vetëm ai hoteli i vetëm që vetëm atje mund të shkosh e të qëndrosh por të ketë edhe një shtrirje me të madhe. Kështu që n'a duhet të organizojmë bashkë me Ministrin e Turizmit kemi folur dhe Ministrin e Bujqësisë, të organizojmë një seri konferencash në rang qarqesh për agroturizmin, të ftojmë të gjithë sipërmarrësit që janë nga zona dhe që janë bërë milionerë dhe që janë në Tiranë, ose të çojmë mesazhe edhe tek ata që janë në emigracion të investojnë në agroturizëm, kjo është themelore dhe t'ua bëjmë shumë të qartë duke filluar që nga Salillari që ai duhet të investoj në agroturizmin këtu sepse është shumë mirë për të por edhe është një kontribut për zonën.
© Corovoda Online / Fatjon Kaloçi

Share this:

 
Copyright © Corovoda OnLine. Designed by OddThemes