Lushnje - Ndalohet një 32 vjeçar nga Skrapari Me vehte Doza lëndësh Narkotike **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Lushnje - Ndalohet një 32 vjeçar nga Skrapari Me vehte Doza lëndësh Narkotike

Fatjon Kaloci
5.2.18
Corovoda Online duke ju referuar një informacioni të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier / Seksioni për narkotikët citon se një shtetas rreth 32 vjeç nga Skrapari u ndalua në 3 shkurt 2018. Sipas Policisë 32 vjeçari banues në Spatharë një lokalitet i Skraparit u ndalua në fshatin Fier Shegan në Lushnje. Gjatë një kontrolli operativ policia i kapi dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndësh narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po sipas policisë, në një njoftim zyrtar, një ditë më vonë 4 shkurt 2018 blutë i kanë referuar materialet Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën e përfshirë në Kodin Penal sipas neneve 283/1 dhe 286.
©Corovoda Online / Imazh Arkiv