Protestuan duke bllokuar aksin Berat - Skrapar - Policia referon 8 shtetas në Prokurori **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Protestuan duke bllokuar aksin Berat - Skrapar - Policia referon 8 shtetas në Prokurori

Fatjon Kaloci
25.2.18
Ndërsa të enjten 22 shkurt 2018, në versionin tonë social në facebook, Corovoda Online publikoi e para disa raporte foto dhe video të pak pas orës 10:00 ku si pasojë e një proteste dhjetra persona protestuan duke bllokuar aksin Berat - Skrapar në afërsi të Uznovës, e ku si pasojë u ndalua kalimi i mjeteve drejt Skraparit, Policia mesa duket ka referuar për në Prokurori Materiale për së paku 8 shtetas. Në një njoftim zyrtar të fundjavës, ndër të tjera thuhet se Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit C.Q, E.D, I.L, N.Q, G.V, H.K, A.B dhe A.H, vjeç 41, 44, 42, 41, 60, 67, 32 e 50, banues në Novaj, Poliçan, Përparim e Kakruk, Skrapar, pasi kanë protestuar duke bllokuar rrugën Berat – Skrapar.
Sipas Corovoda Online referimi drejt prokurorisë që ka bërë policia i referohet veprave të përfshira në kodin penal si:
Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme Nenet 262/1,
Pengimi i Qarkullimit të Transportit Neni 293
Bashkëpunimi Neni 25.

Më herët, në 22 shkurt 2018 dhjetra persona protestuan për papunësinë e ardhur në subjektet ku ata punonin, këto të fundit kryesisht të natyrave të nxjerrjesdhe shfrytëzimit të gurit. Ministria ka pezulluar lejet për këto aktivitete.

©Corovoda Online