Rama: - Me Metën ndajmë të njëjtën dashuri për Kanionet e Osumit - Rama: Skema e përkrahjes ka edhe një marzh gabimi **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rama: - Me Metën ndajmë të njëjtën dashuri për Kanionet e Osumit - Rama: Skema e përkrahjes ka edhe një marzh gabimi

Fatjon Kaloci
23.2.18
"... Me Metën ndajmë të njëjtën dashuri për kanionet... Ai ishte i pari që më ftoi për rafting në Kanionet dhe ju ftoj edhe ju të vizitoni Kanionet" - tha kështu pak pas orës 17:30 në një konferencë për mediat nga Berati, Edi Rama, qeveria e të cilit u mblodh pak pas mesditës në Berat.
Më herët, gjatë konferencës për shtyp, Rama i'u përgjigje edhe disa pyetjeve të mediave lokale që mbulojnë qarkun.

Kreu i Qeverisë Edi Rama në një konferencë për shtyp pasditen e së premtes 23 shkurt 2018 nga Berati, në përgjigje të disa pyetjeve mbi së paku 2 protesta të zhvilluara në qark për guroret tha se çdo firmë e licensuar do shihet me rigorizitet në lejet dhe mënyrat e shfrytëzimit.

I pyetur për Kanionet e Osumit dhe HEC, Rama tha se dhënia e lejeve nga qeveritë e mëparshme sjellin këto probleme dhe se nuk do ketë investime që cënojnë sipas tij zonën.

I pyetur mbi disa problematika në skemat e ndihmes ekonomike Rama tha se këto probleme ndodhin si pasojë e asaj që ai e quajti "një manipulimi politik".

Sipas tij, skema e ndihmës ekonomike është kompjuterike dhe e ftohtë ku shmang ndikimin e këshillave bashkiake në favorizim të vendimarrjeve se kujt duhet ti jepej përkrahja.

Rama pranoi se skema ka një marzh gabimi dhe gjatë ditëve do shihen raste të ndryshme që vlerësohen nëse meritojnë ndihmë ekonomike. Sipas Ramës 70% e atyre që ishin në skemë janë nga 24-45 vjeç që nuk pranojnë të punojnë. Në Skrapar tha Rama ka vende pune por njerezit nuk pranojnë të punojnë
(duke ju referuar kësaj kategorie të cilët duan përkrahje dhe nuk pranojnë të punojnë)

Qeveri e Shqipërisë, prej 2017 kryen në periodik Mbledhje duke lëvizur nga Zyrat Tipike për të shkuar në Qëndra të Rajoneve. Mbledhja e Qeverisë në Berat do të zgjas sipas një axhende deri në orën 15:30 të së shtunës 24 shkurt 2018

© Corovoda Online / Fatjon Kaloçi