• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Shkurti "sjell" Presidentin në Skrapar. (Burime jozyrtare) edhe Kryeministri mund të vizitoj Skraparin gjatë fundmuajit

Rreth mesditës së 14-të të këtij shkurti, disa metra larg qëndrës urbane të Çorovodës, diku në lagjen "5 Shtatori" që emërtohet e tillë në promemorie të datës së Çlirimit të Çorovodës, kësaj here, ata që do të "çliroheshin" nga mjediset e vjetra drejt një godine të ristrukturuar, do të ishin vogëlushët. Me kontribut të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, godina 2 katëshe e kopshtit të kësaj lagjeje, tashmë vjen jo vetëm me pamje dhe kushte më të mira, por edhe me emrin e ri "Kopshti Kuvajt". E siç ndodh shpesh mes banorëve të qytetit të vogël, vëmendja e makinave të eskortës që ndalën fillimisht pranë qëndrës së Çorovodës, pa kureshtazi vizitorët. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me një veshje casual të motit dimëror e me pak rreshje dhe në krah të tij Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri Fayez Al-Jassim. Ndalesa e parë u bë në mjediset e Bashkisë Skrapar në rrokjen e parë të duarve me Kryetarin e Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu. Të tre më pas, i'u drejtuan godinës ku do të inaugurohej godina e re e atij që tashmë do të quhet "Kopshti Kuvajt". Flamujt e dy vendeve, Shqipëri e Kuvajt dukeshin së largu më afër në sytë e vogëlushëve që shihnin nën gëzim mes mjediseve të reja dhe lodrave... Fotot e para të eventit u pasqyruan në rrjet, në një faqe në facebook. Motoja e dikurshme, "Me qetësi dhe dashuri" në këtë datë që përkonte me Shën Valentinin, Metën do t'a gjente më shumë tek dashuria e këtij investimi por edhe e rikthimit në vendlindjen e tij, Skrapar. Por Skrapari mesa duket mundet ( theksojmë me gjasa) sipas disa burimeve zyrtare të ketë gjatë këtij muaji edhe kryeministrin Rama. Burime jozyrtare, pra lutemi t'a merrni me rezerva këtë informacion, thanë se kryeministri mundet të vizitoj Skraparin rreth datave 23 apo 24 shkurt. Besohet se Rama fillimisht mund të bëj një ndalesë në Poliçan, bashkinë fqinj të Skraparit. Po sipas këtyre burimeve, ndonëse ende nuk dihet me saktësi, Rama mund të inspektoj disa punime që po kryen Trans Adriatic Pipeline në zonën tonë. I quajtur shkurt T.A.P. , ky i fundit pritet të nis nga puna për hapjen e disa tuneleve ku do të kaloj tubacioni i gazsjellësit në afërsi të Çorovodës dhe rrugës së Munushtirit.

©Corovoda Online     

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA