Speciale - Kronikë në vendin Ku do të ndërtohet HEC në Skrapar FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Speciale - Kronikë në vendin Ku do të ndërtohet HEC në Skrapar FOTO

Fatjon Kaloci
8.2.18
Në rrjet hashtagu #mbronikanionin filloi të populloj web-in. 
Burime të afërta të palës tjetër, të atyre që sipas dokumenteve rezultojnë fitues të HEC Bigas 1 & 2 thanë për Corovoda Online se objekti që do të jetë i tipit ndërtesë do të jetë rreth 350 metra larg Kanionit.Kështu Corovoda online ndryshe, jep disa momente pa asnjë lloj ndikimi duke konsideruar se çdo pjesëtar qoftë edhe nga sipërmarrja ka të drejtë të gjej hapësirë në një prej temave të nxehta të lokalitetit që lidhet me Skraparin. Në një reportazh, japim pa asnjë ndikim disa momente të kësaj të enjteje.

Sipas tyre, investimi nuk cënon Kanionin e Osumit dhe mes dokumentash të shumtë citojnë se gjithçka (sipas tyre) është konform rregullave ligjore.

Më herët, një media televizive kombëtare, nën logon Eksluzive, gjatë formatit të lajmeve në Top Channel publikoi një lajm. Me titull: "Kanionet në Rrezik - Qeveria Miratoi pa zhurmë 2 Hec-e" lajmi u bë viral në rrjete sociale dhe opinonin publik.  Të shumta reagimet që kundërshtonin një nismë të tillë.

Në pak minuta bisedë, së paku në gjykimin tonë editorial, shqetësimi për lajmin e shpërndarë në media (citojmë: Top Channel referoi lajmin i pari ) ishte disi evident dhe titujt se Kanioni po rrezikohet për t'a ishte shqetësues pasi kur dëgjohet në herë të parë ngjall reagim - tha një prej tyre.

Pyetjes sonë se: Sipas jush ky investim A e rrezikon Kanionin? në një përgjigje thuajse unison, 3 burime të afërta që patën një shkëmbim bisede të shkurtër me ne, thanë se Jo. Sipas tyre, Uji i prurjeve dimërore do shfrytëzohet për energji dhe se nuk rrezikon Ujëvarat ( citojmë ndër bisedë ) pasi në dalje do të derdhet sërisht në kanion (citime).

Pyesim: A është e vërtetë se koordinatat e Objektit janë të ndryshuara krahësuar me lejen? Sërisht Jo.

Nisemi drejt vendit ku mendohet ndërtimi i HEC Bigaz 1 & 2. Disa tuba të hekurt, qëndronin të stivosur në një livadh pranë. Nuk pamë punime që të vijonin mbase edhe koha me motin gri dhe pikat e shiut kishin ndikim. Buzë rruge, një tabelë drejtëkëndëshe mes gërmash dhe një hartë projekti, ku lajmërohej me gërma investimi që do kryhej e që shfaqte disa të dhëna.

Ngaqë e kishim të vështirë orientimin në hartë, i kërkojmë dikujt që n'a shoqëronte vendin se ku do të ndërtohej Objekti i Tipit ndërtesë për të kuptuar disi problemin. Ndërsa n'a orientonte kërkuam të bënim një foto. N'a u desh të bënim pak metra mbrapa me mjet pasi pamja dukej më e plotë parë nga një segment rruge, i vetmi në fakt që lidh Çorovodën me 18 minuta më larg qëndrës së saj.

Qëndruam pak, ndërsa bisedat ishin intesive edhe në kthim. Përpiqemi të bëjmë një pyetje, mbi faktin nëse ndonjë grup mediatik i ka kontaktuar për këtë problem, kjo më tepër për të kuptuar nëse a është dëgjuar edhe opsioni juaj? Askush u tha në përgjigje.

Tentojmë të pyesim sërisht. Po HEC i Veleshnjes? Nga krahu tjetër i kanionit në një largësi na thuhet si me të qeshur, A e di sa larg ndodhet Veleshnja? - Jo - themi, ngaqë nuk kishim shkuar më parë, por si për të mos na ironizuar më me faktin se nuk e dinim ku ndodhej Veleshnja, vazhdojmë pyetjen: - Për ju sjell ndikim negativ ky HEC i Veleshnjes në Kanion? Marrim një tjetër Jo, dhe udhëtojmë në kthim.

Post Scriptum
Në fund të kësaj dite, thjesht deshëm përmes këtij shkrimi të jepnim edhe anën tjetër të lajmit që mesa duket do të jetë viral në rrjet, duke dashur të dimë edhe faktet e përfaqësuesve të këtyre investimeve.

Ndërsa nga njëra anë leja duket se në kornizën e dokumentacioneve rezulton të jetë e rregullt të paktën në anën shkresore për aq sa dimë nga kjo fushë, në krahun tjetër dilema që rreth-rrotullon çdo kënd, këtyre ditëve mbetet në suazën e interesit juridik apo në interesin publik?. Sipas tyre, Objekti nuk cënon Kanionet dhe se ky investim është i miratuar konform rregullave.

Ana Tjetër:
Sipas Top Channel ngjarja e cila ndezi debat së fundmi e ka gjenezën vite më parë. Fillimisht Ilir Meta asokohe Kryetar i Kuvendit duke marrë shqetësimin e disa grupeve të interesit, shoqatave sportive dhe të rafting, në një letër që datonte 09.03.2017 me lëndën Shqetësime ndaj projektit mbi lumin Osum që i'a drejtonte ministrit të mjedisit si dhe ministrit të energjisë dhe industrisë si dhe për dijeni kryeministrit i kërkonte që leja të shikohej me kujdes pasi sipas tij asokohe, kjo dëmtonte perspektivën e zhvillimit të një treve të rëndësishme të Shqipërisë.  Ndërsa Leja u dha në fundin e vitit 2017, në janar të 2018, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i drejtohet me një shkresë Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë për rishikim të konçesionit për ndërtimin e hidrocentraleve afër lumit Osum.  

© Corovoda Online