Afatet - Mbledhja e Këshillit Bashkiak mund të rithirret - Ende në pritje 876 familje të Ndihmës Ekonomike në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Afatet - Mbledhja e Këshillit Bashkiak mund të rithirret - Ende në pritje 876 familje të Ndihmës Ekonomike në Skrapar

Fatjon Kaloci
24.4.18
Ligjërisht, 5 ditë përpara thirret Mbledhja e Këshillit. Por afatet cënojnë kalimin e Ndihmës Ekonomike apo Paaftësisë në Këshillin Bashkiak Skrapar për këtë muaj së paku. Më herët në një version të riedituar për shkak të disa gabimeve në postim, Corovoda Online postoi një informacion të afërt, mbi mos kryerjen e Mbledhjes së Këshillit Bashkiak Skrapar duke patur në fokus kryesor problematikën "e mbetjes pa lekë" të më shumë se 876 personave të paaftësisë dhe afro 410 (pak më shumë ky numër) i aplikantëve për ndihmë ekonomike. Nga krahu tjetër, në Qarkun Berat sytë e kësaj fundjave janë të gjithë të drejtuar nga Skrapari. Burime jozyrtare i thanë nga Berati Corovoda Online se edhe të shtunën edhe të dielën do punohet për Skraparin por mjafton që të merret verdikti i shprehur në votë i 50+1 të anëtarëve të Këshillit. Së fundmi në Skrapar, Këshilli ka patur disa lëvizje politike në numra dhe kuorum. Por sipas Corovoda Online (theksojmë edhe njëherë burimeve tona jo sipas subjekteve dhe burimeve të brendshme që ne disponojmë) armiku kryesor i përbashkët mbetet Afati. Kurdoherë që do kërkohet Mbledhja e Radhës e Këshillit, kjo kërkon Njoftimin Zyrtar përpara 5 Ditëve maksimalisht. Pra e thënë nga sot, pa e ditur nëse ka patur ndonjë veprim të ditës, nevojitet që në 30 Prill mund të kryhet Mbledhje e radhës e Këshillit Bashkiak. Kjo referuar legjislacionit që ne shqyrtuam shkurtimisht në këtë postim. Ajo se çfarë ndodh institucionalisht, për ndjeksit që mbase nuk e dinë si funksionojnë mekanizmat zyrtarë, kjo vendimarrje do të duhet të kalohet në Beratin Zyrtar. Në një situatë imagjinare mund të hamendësohet që aprovimi i vendimarrjes së këshillit mund të bëhet direkt nga linjat e shpejta të komunikimit, por ngërç mbetet KLSH që do të shohi proçeduart e miratimeve.
Ne do jemi në ndjekje të këtij zhvillimi dhe do synojnë në mënyrë të paanshme të japim rezultatet konkrete të votimit të mundshëm. Zëra jozyrtarë thonë se mund të parashikohet zhvillimi i mbledhjes gjatë së premtës, por sërisht mbetet afati elementi kryesor që mund t'a përbëjë një vendimarrje të tillë të paligjshme.
©Corovoda Online