Çorovoda pret mëngjesin e së martës - Rreshjet e borës pritet të "veshin" qytetin - Parashikimi **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda pret mëngjesin e së martës - Rreshjet e borës pritet të "veshin" qytetin - Parashikimi

Fatjon Kaloci
5.4.18
Moti mesa duket do të jetë kryefjalë deri në mesjavë së paku për Skraparin e këtyre ditëve të fundit të shkurtit 2018. Në Çorovodë e hëna 26 shkurt 2018 do ketë alternime të rreshjeve ku kryesisht do të dominojnë rreshjet e shiut, edhe pse në mëngjes herët priten pak rreshje bore. Rreshjet më të shumta të borës do priten nga ora 20:00 e së hënës e deri së paku rreth orës 11:30 e mesditës së të mërkurës ku gjatë këtij intervali do të ketë vetëm borë. Kështu parasheh një shërbim meteorologjik. E thënë ndryshe mëngjesi i së martës pritet të zbardh qytetin e vogël, që si shumë qytete të tjera "borën" po e presim si festim përpos temperaturave të ulta që do të ketë moti.