Aleanca e 2015 - Sipas Indeksit të Vanhanen Koalicionet në 2015 të paktën 5 bashki "Pa Demokraci". Mes tyre Poliçani dhe Skrapari **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Aleanca e 2015 - Sipas Indeksit të Vanhanen Koalicionet në 2015 të paktën 5 bashki "Pa Demokraci". Mes tyre Poliçani dhe Skrapari

Fatjon Kaloci
27.5.18
Në proçeset zgjedhore, shpesh Aleancat e Subjekteve Politike maksimalizojnë fitoret e mundshme. Por në 2015 ,  61 bashkitë e ridimensionuara në Shqipëri përmes koalicioneve, treguan edhe një faktor tjetër: Atë se sa demokraci ka në të vërtetë në këto shoqëri sipas bashkive. Rezultatet e 2015 kur në Shqipëri u mbajtën zgjedhje lokale, ishin më shumë përballje mes koalicioneve ASE dhe APPD. Por kjo përballje në të paktën 5 bashki në vend solli një diferencë shumë të madhe mes kualicionit fitues dhe atij humbës. Diferencat e mëdha mes dy koalicioneve tregojnë njëherësh edhe nivelin e demokracisë.
Në 2015 Koalicioni Fitues në Skrapar ishte ASE. Në ato zgjedhje morën pjesë 8108 votues. Koalicioni ASE fitoi me  86.34% të votave.
Në 2015 Koalicioni Fitues në Poliçan ishte ASE. Në ato zgjedhje morën pjesë 7000 votues. Koalicioni  ASE fitoi me 72.46% të votave.
"Dëmi" i koalicioneve pavarësisht fitoreve reflektohet kështu tek shoqëria. Në asnjë rast, në të dyja këto bashki Koalicioni tjetër nuk kapi minimalisht 30% prag të konkurencës së votave që do dëshmonin se kemi Demokraci në mes komunitetit votues. Një indeks i quajtur VanHanen nëse do të aplikohej në rezultatet e 2015 në Shqipëri në një sistem 3 faktorial do të jepte edhe sesa Demokraci reale ka në Shqipëri. Për 61 bashkitë në Shqipëri vetëm 5 bashki japin të dhëna si pasojë e këtyre koalicioneve të 2015 që i bëjnë këto bashki pa asnjë shans që konkurentët të kenë mundësi rivaliteti.
Renditja sipas Konkurencës (5/61) A
Bashkia Skrapar ( vendi 1) Konkurenca 13.66%
Bashkia Kurbin ( vendi i 2 ) Konkurenca 17.21%
Bashkia Pustec ( vendi i 3 ) Konkurenca 19.03%
Bashkia Delvinë ( vendi i 4 ) Konkurenca 27.2%
Bashkia Poliçan ( vendi i 5 ) Konkurenca 27.54%
Renditja sipas Pjesëmarrjes në Votime (5/61) B
Bashkia Skrapar ( vendi 45 ) Pjesëmarrja 55.53%
Bashkia Kurbin ( vendi i 2 ) Pjesëmarrja 26.18%
Bashkia Pustec ( vendi i 58 ) Pjesëmarrja 60.99%
Bashkia Delvinë ( vendi i 16 ) Pjesëmarrja 45.55%
Bashkia Poliçan ( vendi i 30 ) Pjesëmarrja 50.27%
Indeksi i Demokracisë (5/61) (A*B) / 100
Bashkia Skrapar ( vendi 1) Indeksi i Demokracisë 7.59%
Bashkia Kurbin ( vendi i 2 ) Indeksi i Demokracisë 4.51%
Bashkia Pustec ( vendi i 3 ) Indeksi i Demokracisë 11.61%
Bashkia Delvinë ( vendi i 4 ) Indeksi i Demokracisë 12.39%
Bashkia Poliçan ( vendi i 5 ) Indeksi i Demokracisë 13.84%

© Corovoda Online