Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Skrapar - Takon Kreun e Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Skrapar - Takon Kreun e Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu

Fatjon Kaloci
8.5.18
Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu mikpriti sot në një vizitë të veçantë nderi, Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, znj. Jiang Yu. Mesazhet e bashkëpunimit dhe vizionet e reja për t'a bërë zonën e Skraparit një destinacion të turizmit dhe investimeve, ishin këto disa ndër temat që dominuan gjatë këtij takimi. Në fjalën e mirëseardhjes Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu theksoi potencialet që ka zona e Skraparit duke e vënë theksin tek atraksionet kryesore turistike si Kanionet e Osumit dhe Mali i Tomorrit si pjesë e turizmit fetar por edhe e parqeve të mrekullueshme natyrore, që çdo vit tërheqin mijëra vizitorë vendas e të huaj. Kreu i bashkisë, z.Nesim Spahiu prezantoi edhe disa projekte të rëndësishme që i japin një zhvillim ekonomiko-social Skraparit duke përmendur projektin Trans Adriatic Pipeline (T.A.P) apo projektet e saponisura për fshatrat turistikë. Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës znj.Jiang Yu shprehu falenderimin për mikpritjen, që merr një rëndësi të veçantë gjatë këtyre ditëve në të cilat Skrapari nis zyrtarisht "Hapjen e Sezonit Turistik Skrapar - 2018" si dhe ftoi për prani në një event ndërkombëtar që pritet të mbahet së shpejti në Kinë. Gjatë fjalës së saj ajo shprehu mbresat për bukuritë e natyrës së Skraparit dhe përpjekjet për shtim të numrit të turistëve kinez në vendin tonë. Vetëm vitin që kaloi rreth 10.000 shtetas të Republikës Popullore të Kinës vizituan Shqipërinë dhe ky numër do të vij në rritje vit pas viti. Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe optimizmi për bashkëpunimet e ardhshme. Kreu i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu në shenjë simbolike i dhuroi pllakatën e nderit të Bashkisë Skrapar, Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës znj. Jiang Yu. Po ashtu, nga sot në Bashkinë Skrapar një pllakatë simbolike e Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës znj. Jiang Yu do të qëndroj mes vitesh si një urë e fortë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.