Bashkëqeverisja "zbret" në Skrapar - Takimi synonte qytetarët por përfundoi tek administratat **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Bashkëqeverisja "zbret" në Skrapar - Takimi synonte qytetarët por përfundoi tek administratat

Fatjon Kaloci
4.5.18
Bashkëqeverisja me qytetarët duhet të ishte në thelb takimi i mbajtur diçka rreth orës 11:00 të kësaj të premte. Të punësuarit në administrata edhe këtë herë dëshmuan sesa e pashmangshme është politika nga ndikimi tek administratat. Nga njëri krah takime të tilla të mirëpritura për problematika që kanë vërtetë njerëzit e thjeshtë priten me dëshirë, por ajo se çfarë ndodh nga krahu tjetër duket si një elozh fals mes njerëzve të punësuar që japin vlerësime apo suksese në një Skrapar ku problematikat e vërteta mbulohen me duartrokitje. Pyetja 1 milion dollarshe se kur këto takime do jenë larg nga çdo palë politike do jenë larg ndikimit të administratave mesa duket do të vijoj. Kjo u dëshmua edhe nga larg në një takim që pati një pjesëmarrje të konsiderueshme në numër. Rreth 200 - 250 persona ishin të pranishëm në event. Mësuesit ishin pjesa më e madhe që dominonin takimin. Edhe imazhe të fëmijëve u shfaqën në një postim social. Takimi nuk pati incidente dhe u zhvillua normalisht. Më herët disa autoritete kishin aprovuar zhvillimin e këtij takimi. Takime të tilla shpesh janë të parapërgatitura me pyetje të përzgjedhura dhe moderim qëndror. Më tepër sesa bashkëqeverisje me qytetarët këto takime rezultojnë bashkëqeverisje me të punësuar. Indirekt pozicionet e vendit të punës lidhen në qytetin e vogël ku puna ka gjithçka të lidhur me një forcë zakonore "të vete se s'i dihet ç'ndodh". Politika është kryefjala thuajse e çdo gjëje në qytetin e vogël. Ajo shpesh pasqyrohet si një luftë individësh, forcash, grupesh, njerëzish dhe shpesh braktiset nga intelektualët apo njerëzit e thjeshtë.  Madje nga tre kampet politike që janë më kryesore në Skrapar kjo është një e vërtetë por që nuk duhet thënë. Në të kundërt, e thëna e një opsioni e fjalës tënde është duke u analizuar për keq si një gjetje "armiku" dhe jo një analizim sesi fëmijë minorenë shfaqen në takime të quajtura "bashkëqeverisjes me qytetarët".
Një imazh bashkëngjitje jep disa momente nga ky aktivitet që duhet theksuar se u zhvillua i qetë dhe që zgjati rreth 1 orë e 20 minuta. (Lidhje e jashtme / Rrjet Facebook)