Jozyrtare: Burime të Corovoda Online - Rama mund të vizitoj Skraparin gjatë Muajit Maj **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Jozyrtare: Burime të Corovoda Online - Rama mund të vizitoj Skraparin gjatë Muajit Maj

Fatjon Kaloci
10.5.18
Burime jozyrtare (theksojmë se ky informacion duhet parë me rezerva) cituan konfidencialisht se Kryeministri Rama mund të vizitoj Skraparin gjatë këtij muaji Maj. Nuk ka shumë informacion mbi tematikën e pritshme, por Corovoda Online duke analizuar disi kronologjinë nëpër vite të mënyrës të takimeve që zhvillohen në Skrapar mbështetur edhe tek kjo indicio, duke i'u referuar edhe kalendarit në vite që rastësisht "nëse ky lajm do jetë i vërtetë" jep një trend të zhvillimeve lokale ndër vite, që nuk ndodhin pa arsye mesa duket. "Sytë të gjithë nga Skrapari" , ndërsa prej disa kohësh formatet e promovimit të Skraparit në rrjete kanë marrë një impakt të gjerë.
Nën nuhatjen editoriale të blogut tonë, në 1 tetor 2016 Ishte Ilir Meta që vizitoi Skraparin por vetëm pak ditë më vonë (brenda muajit) në 29 Tetor 2016 ishte Edi Rama i cili mblodhi në periferi të Skraparit në një lokalitet të afërt të quajtur Munushtir, fermerë të zonës.
Theksojmë edhe një herë që jemi duke iu referuar një raporti jozyrtar dhe jodomosdoshmërisht lidhjet që bëjmë mund të përkojnë me informacionin. Por nëse ky i fundit do të rezultoj i vërtetë, kujtojmë se një ditë më parë 9 Maj 2018, ishte President i Republikës Meta, në Skrapar në një ceremoni të hapjes së sezonit turistik rrjedhimisht edhe Rama do synoj një takim brenda muajit në Skrapar. ( Kujtojmë se edhe në 2014 Rama dhe Meta vizituan bashkë Kanionet e Osumit)  Nëse ky raport do rezultoj i vërtetë, sipas këndvështrimit tonë editorial, Rama mund të zgjedh si tematikë takimi "Fermerët" e zonës.
© Corovoda Online / Burim informacioni jozyrtar