• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

"Këshilli i Skraparit" sërisht në diskursin e Ramës - Rama nga Berati " Se kush u'a kërkon këto luftra unë nuk e di"


Kryeministri Rama rreth orës 16:20 e kësaj të shtune 26 Maj 2018 u largua nga Berati. Por më herët një axhendë e ngjeshur takimesh ishte në Qark. Sërisht Skrapari ishte në diskursin publik së paku në opinionin vizual, në një takim të mbajtur me disa qytetarë të Beratit në oborrin e një shkolle të qytetit të Një mbi një Dritareve. Gjatë fjalës së tij, ashtu siç ka paralajmëruar Corovoda Online se zhvillimet që po ndodhin në Çorovodë po ndiqen imtësisht edhe nga 3 selitë kryesore politike në Tiranë, Rama ricitoi edhe një herë "Këshillin Bashkiak të Skraparit". Pas disa zërave se Rama "luan" me qëndrimet publike në televizor dhe deklaratave të vërteta ka qënë vetë Rama që ka paralajmëruar disi se askush s'duhet ti marri si thënie televizive këto qëndrime. Rama tha ndër të tjera:
"Unë i them deputetit të Skraparit të mos bllokohet më Këshilli Bashkiak për çështje që kanë të bëjnë me qytetarët, deputeti i Skraparit mendon se unë e them për televizor. Shkon atje dhe vazhdon historia, bllokojnë Këshillin për ndihmën ekonomike, sepse hyjnë në luftërat e tyre politike që nuk kanë asnjë vlerë dhe asnjë lidhje me qytetarin. Po e sjell si shembull, meqë jemi në Qarkun e Beratit, se ka edhe të tjerë që bëjnë të njëjtën gjë, që i trajtojnë mundësitë për të pasur akses, si mundësi për të bërë luftëra. Se kush ja ka kërkuar këto luftëra, unë nuk e di”. Sipas Corovoda Online Kryeministri reduktoi axhendën ndërsa kishte që të premten në Qarkun Berat. Ai theksoi se Projektet për 5 Bashkitë e këtij Qarku janë më të rëndësishme se gjithçka. Sipas axhendës paraprake (burime jozyrtare) Kryeministri do të ndalonte edhe në 2 pika të tjera të qarkut, por të shtunën rreth orës 16:20 vizita e Ramës në qark u mbyll.

Ndërsa priten sërisht zhvillime në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, Corovoda Online do të përpiqet të siguroj në kohë reale, çdo vendimarrje të pritshme.

©Corovoda Online / Kredite. ABC News

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

8 Gusht - 76 vite nga Krijimi i BRASH, Lirzë, Helmës Skrapar
15 Gusht - 8 vite krijim i blogut lokal Corovoda Online
15 Gusht - Në promemorie kjo përkon me një ndër aksidentet e rënda të ndodhura në skrapar. Në Grepckë, 6 të rinj humbën jetën pasi një mjet me të cilin udhëtonin ra në brendësi të Kanionit Osum
19 Gusht - Në Zaloshnje, mbahet festa e zonës
20 Gusht - 74 vite nga Krijimi i Brigadës 16 Therepel, Skrapar
21 Gusht - Sivjet është Ditë pushimi në Shqipëri përkon me festë fetare.
22 Gusht - Dita Zyrtare e Pelegrinazhit Bektashi në Kulmak
23 Gusht - 83 vite nga rënia e heroit Riza Cerova
25 Gusht - Mbyllet zyrtarisht Pelegrinazhi Bektashi në Kulmak, Skrapar
25 Gusht - 26 Vite nga Greva e Poliçanit, Greva e parë Sindikaliste në Shqipëri
27 Gusht - 41 vite nga ndarja nga jeta e heroit Zylyftar Veleshnja
27 Gusht - Kjo datë konsiderohet si datë e krijimit të Kooperativës së parë në Skrapar, e cila u krijua në Vërzhezhë Skrapar në 1955

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA