Kryetari i Bashkisë Turke së Bağcilar viziton Bashkinë Skrapar - Kreu i Bashkisë Nesim Spahiu nënshkruan Protokoll Bashkëpunim **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kryetari i Bashkisë Turke së Bağcilar viziton Bashkinë Skrapar - Kreu i Bashkisë Nesim Spahiu nënshkruan Protokoll Bashkëpunim

Fatjon Kaloci
13.5.18




Të shtunën rreth mesditës, Skrapari mikpriti sërisht të tjerë vizitorë special. Pas Presidentit të Republikës, 5 ambasadorëve të disa shteteve të ndryshme, deputetëve, prefektit dhe Kryetar të Bashkive që vizituan pak ditë më parë Skraparin, të shtunën 12 Maj 2018 ishte Kryetari i Bashkisë së Bağcilar z.Lokman Cagirici dhe Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Bashkive Turke z. Fahri Solak që u mikpritën nga "numri 1" i Bashkisë Skrapar, në mjediset e kësaj të fundit. Në faqen zyrtare të Kryetarit të Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu u publikua më herët vizita e suksesshme. Në takim nderonte me praninë e tij edhe Deputeti Nasip Naço.
Kryetari i Bashkisë Skrapar, z.Nesim Spahiu mikpriti këtë të shtunë, Kryetarin e Bashkisë së Bağcilar, Turqi z. Lokman Çaĝirici si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Unionit Botëror të Shoqatave të Bashkive Turke Dr. Fahri Solak. "Një pritje e ngohtë dhe miqësore" - kështu u shpreh ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Shoqatave të Bashkive Turke Dr. Fahri Solak, mbi pritjen e nderit të mbajtur në mjediset e bashkisë Skrapar. Në takim nderonte me praninë e tij edhe deputeti z.Nasip Naço. Gjatë vizitës 1 ditore, fillimisht ndalesa e parë ishte në mjediset e Bashkisë Skrapar.
Në fjalën e mirëseardhjes, Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu tha:
I nderuar z.Lokman!
I nderuar z. Fahri!
Të nderuar pjesëmarrës!
Është kënaqësi për mua, t'ju mirëpres në këtë vizitë edhe përse zoti Lokman e viziton për herë të dytë Skraparin
Siç mund t'a shihni gjatë këtyre 2 viteve e gjysëm, nga vizita juaj e fundit, Skrapari ka pësuar një sërë ndryshimesh si pasojë e investimeve të kryera nga vetë bashkia, investime të kryera nga buxheti i shtetit si dhe investime të kryera nga fondacione të ndryshme sidomos gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline. Natyrisht, këto investime kanë sjell një impakt pozitiv, si në gjendjen ekonomike dhe sociale të banorëve por edhe në shtimin e numrit të turistëve që këto 2 vitet e fundit ka qënë një numër shumë më i madh se nga herët e tjera, duke e kaluar numrin 50 000 turistë.
Skrapari ka shumë resurse turistike, por unë do të përmendja dy nga më të rëndësishmet që vizitohen më shumë: 1.Kanionet e Osumit dhe 2.Parku Kombëtar i Tomorrit.
Këto ditë ne kemi hapur edhe sezonin turistik ku kemi patur të pranishëm Presidentin e Republikës si dhe 5 ambasadorë, Ambasadoren e Kinës, Polonisë, Sllovakisë, Serbisë dhe Ambasadorin e Kuvajtit.
Kjo tregon se është rritur interesi për të vizituar resurset turistike në Skrapar por ne n'a lind si detyrë që duhet të bëjmë më shumë sidomos në drejtim të akomodimit, pritjes së këtyre turistëve në mënyrë që qëndrimi i tyre të jetë dy ose tre ditë më shumë.
Natyrisht krahas donatorëve të shumtë që ka patur Bashkia jonë, unë ju falenderoj edhe për mbështetjen që n'a keni dhënë si Bashkinë Bağcilar ashtu edhe Sekretarin e përgjithshëm të Unionit të Bashkive Turke me një dhurim që n'a ka bërë për një mjet zjarrëfikës si një formë për t'a thelluar më tej bashkëpunimin.
Ne jemi të intersuar që këtë bashkëpunim t'a çojmë edhe më tej, qoftë në aspektin ekonomik, social por edhe kulturor të shkëmbimit të eksperiencave midis dy bashkive.
Padyshim, që kjo vizitë do t'i shërbej këtij qëllimi dhe ju falenderoj përzemërisht edhe njëherë.
Fjala e Kryetarit të Bashkisë së Bağcilar (Turqi)
z.Lokman Çağırıcı

Së pari, dua t'ju falenderoj nga zemra.
Kjo është ardhja ime e dytë në Skrapar sikundërse edhe ju keni ardhur në Bağcilar - Stamboll, dhe në momentin që po vij për herë të dytë, pashë me krenari që Skrapari kishte ndryshuar dhe unë e pres me shumë gëzim, ndryshimin që ka përjetuar qyteti i Skraparit.
Si rrejdhojë, dua tju përgëzoj juve dhe ekipit tuaj për shkak të këtij zhvillimi që ka ndryshuar Skraparin dhe ka marrë një pamje të veçantë.
Turqia dhe Shqipëria edhe më parë kanë patur një histori të përbashkët dhe kjo ka ndikuar që të jemi edhe tani në të njëjtat marrëdhënie.
Edhe në Turqi, veçanërisht në Bashkinë që unë administroj, ka shumë shqiptarë që jetojnë aty.
Jam i interesuar që ne t'i forcojmë akoma më tepër marrëdheniet që kemi patur pavarësisht një shkëputjeje por që këtë shkëputje t'a rikuperojmë menjëherë dhe të rifillojmë marrëdhëniet ashtu siç kanë qënë më parë. Për të gjitha këto, unë ndihem i kënaqur dhe i emocionuar për shkak të se gjendem për herë të dytë, këtu, në Skrapar dhe shoh një atmosferë komplet ndryshe.
Mendoj se bashkitë, luajnë një rol shumë të vecante në përmirësimin e miqësisë të të dy vendeve dhe shpresoj që bashki të tjera të n'a bashkohen për t'a thelluar akoma më shumë këtë miqësi. Dua të ritheksoj, se edhe ne si bashki, jo vetëm si njësi administrative e Bağcilarit por edhe si Union i Bashkive jemi të gatshëm që t'a thellojmë këtë marrëdhenie akoma më tepër, të gatshëm që nisur nga ky nivel, me ritme me te shpejta t'i thellojmë marrëdhëniet tona.
Ne e shohim si një përgjegjësi historike këtë afrimitet dhe prandaj ne duhet të ecim me këto ide dhe këtë parim që ne t'a shohim njëri-tjetrin si një pjesë e historisë së shkuar.
Ne mabse nuk ju shohim shpesh, por ne kemi zemrën këtu, Zemra jonë është Shqipëri.
Shpresoj që këtë miqësi e këtë bashkëpunim t'a çojmë më tej dhe më lejoni të falenderoj veçanërisht edhe deputetin e zonës që kemi këtu.
Dhe ju bëj me dije se ju presim edhe ju në Bağcilar, në Stamboll
Fjala e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë / Qarkut Berat
z.Nasip Naço

Faleminderit zoti kryetar, ju dhe perfaqësuesit e bashkisë Skrapar për ftesën që u keni bëre miqve tanë. Faleminderit për ftesën!
Si deputet, në fillim të çdo legjislature, ne n'a pyesin se: Në cilin grup miqësie doni të jeni?... dhe unë kam zgjedhur grupin e miqësisë me Turqinë.
Mund të zgjidhja edhe çdo grup tjetër perëndimor, por unë kam zgjedhur të jem anëtar i Grupi të Miqësisë me Turqinë, për shkak të traditës, historisë qoftë edhe për marrëdhëniet tuaja me Bashkine e Skraparit, për t'i forcuar këto marrëdhënie, duke vlerësuar eksperiencën tuaj, ndihmën tuaj.
Dua t'ju falenderoj edhe për kontributin si dhe dhuratën tuaj për Bashkinë Skrapar, si një pjesë e kontributit tuaj të ndihmës ndaj nesh. Besoj se kjo ndihmë dhe ky kontribut është bërë në kohën e duhur, personit të duhur dhe qytetit të duhur.
Herën e parë që ju keni ardhur, keni konstatuar edhe vetë ndryshimet që ka patur ky qytet si rezultat i punes së Kryetarit të Bashkisë por edhe stafit të Bashkisë që unë dua të t'i falenderoj. Në fund të fjalës sime dua t'ju falenderoj juve dhe nëpërmjet jush, Qeverinë turke për kontributin që kanë dhënë me investimet në Shqipëri, dhe sidomos për projektin T.A.P.
Unë kam qënë Ministër i Ekonomisë dhe e di punën dhe kontributin e qeverisë turke pasi ka patur edhe një lobim që ky projekt të mos kalonte në Shqiperi.
Andaj ka qënë kontributi i Qeverisë turke, dhe për këtë dua t'ju falenderoj edhe në emër të gjithë zonës së Skraparit, si deputet i saj për këtë kontribut.
Faleminderit!
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit Botëror të Shoqatave të Bashkive Turke
dr.Fahri Solak

Unë dua t'ju falenderoj nga zemra për këtë pritje të ngrohtë e miqësore!
Një ndër 26 shtetet me të cilat punojnë Bashkitë e Unionit Turk është edhe Shqipëria.
Deri tani, kemi 13 bashki anëtare në këtë grupim dhe ne mendojmë që t'i thellojmë marrëdhëniet me këto 13 bashki dhe qe pse jo, të shtohet edhe numri i bashkive të tjera që duan të anëtarësohen, në Unionin e Bashkive Turke.
Kryetari n'a ka vizituar ne, përpara disa kohësh dhe ne ndihemi me fat të realizonin kthimin e vizitës këtu në Shqipëri.
Në momentin që pamë veçoritë, karakteristikat natyrore të bukura të Skraparit, e kuptuam vërtet që ne jemi vonuar në këtë vizitë.
Ne, zakonisht punojmë me qytetet e bashkive të cilat janë anëtarësuar në Unionion e Bashkive Turke, dhe mendojmë që këto qytete të binjakëzohen, dhe ne do punojmë për këtë projekt. Kështu menduam edhe që njësia administrative e Bağcilar të kishte një rol këto binjakëzime mes bashkive binjakëzimi mes Skraparit dhe Bağcilar u pa shumë i përshtatshëm nga kryetari i bashkisë Bağcilar, dhe sa u bë e mundshme ky binjakëzim, ne erdhëm.
Shpresojmë që këtë zjarrëfikëse të mos t'a përdorni kurrë për zjarre por për vaditje të kopshteve të lulishteve.
Më lejoni sot t'ju falenderoj e t'ju uroj suksese të mëtejshme!