Oshee Skrapar - Sipas njoftimit, në këto dy data nuk do të ketë për disa orë energji elektrike në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Oshee Skrapar - Sipas njoftimit, në këto dy data nuk do të ketë për disa orë energji elektrike në Skrapar

Fatjon Kaloci
26.5.18
Përmes një njoftimi zyrtar, disa zona në Skrapar do të kenë mungesë të energjisë elektrike gjatë javës që vjen 28 maj - 01 qershor 2018. Në një komunikim me kreun e OSHEE Skrapar, A.Llango konfirmohet se sipas kalendarit të grafikut të disa remonteve që do të kryhen në zonë, Skrapari do ketë disa kufizime të furnizimit me energji elektrike. Në njoftimin paraprak thuhet:
Data 28 maj 2018 ( Orari i planit të Kufizimit të Energjisë 10:00 - 14:00 )
1. Stakim dhe tokëzim të Çelësit 10kV të fidrit Strorë në NënStacionin Çorovodë,
në datën 28/05/2018 nga ora 10:00’ deri në oren 14:00’.
Numri i konsumatorëve që mbeten pa energji është : 356 Abonentë.
Zonat që mbeten pa energji në Rrethin Skrapar / Storë, Vërzhezhë, Munushtir.

Data 31 maj 2018 ( Orari i planit të Kufizimit të Energjisë 10:00 - 14:00 )
2. Stakim dhe tokëzim i Thikës 35kV të Linjës L30-14/4 Bogovë - Çorovodë,
në datën 31/05/2018 nga ora 10:00’ deri në orën 14:00’.
Zona që mbeten pa energji në Rrethin Skrapar / Qyteti Çorovodë, ish-Frigoriferi,
Ish-Konservat, Çerenisht, Nishicë, Veleshnje, Ujësjellesi Sharovë, Policia, Potom,
Çepan, Backe, Kreshove, Lepan, Leshnje, Gjorgove, Store, Verzhezhe, Munushtire,
Tomorrice, Gjerbes, Gradec, Zaloshnje, Spitali Çorovode, Ujesjellesi Çorovode,
Turizmi, Telekomi.

©Corovoda Online / F.K.