Skrapar - Nga 1 Qershori 2018 Ujësjellësi Skrapar nis me Vendimin e Ri të ERRU / Tarifat **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Nga 1 Qershori 2018 Ujësjellësi Skrapar nis me Vendimin e Ri të ERRU / Tarifat

Fatjon Kaloci
31.5.18
Vendimi mban Numrin 34 dhe do të hyj në fuqi nga 1 qershor 2018. Sipas Corovoda Online një vendim i ERRU ( Entit Rregullator të Ujit ) ka miratuar Tarifat e Shërbimit të Furnizimit me Ujë për sh.a. Ujësjellës Kanalizime Skrapar. Por ky ent konstaton se se kjo Sh.A. ka ende nevojë për subvencione pasi mbulimi i Kostove shkon në 48%. Shtrirja e gjerë gjeografike që ka Skrapari është një arsye në këtë sens. Sipas konstatimeve të ERRU ndërrmarrja duhet të shtrij shërbimet në zonë brenda një periudhe 2 vjeçare. ERRU konstaton se Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Skrapar ka nevojë për investime emergjente afatmesme pasi rrjeti është shumë i amortizuar dhe disa asete kanë dalë jashtë përdorimit. Sipas ERRU Ujësjellës Skrapar ka vendosur matsa në subjekt jofamiljar brenda periudhës 4 muajore Janar - Prill 2018, dhe pritet të instaloj matësat për abonentët familjarë fillimisht në zonën Urbane e më pas drejt atyre rajonale.  Për vitin 2017 Sh.A. Ujësjellës ka mundur të akumuloj 5.7 milion lekë nga Debitë e mbartura ndër vite. Për vitin 2018 pritet që orari i furnizimit ditor me ujë të pijshëm të shkoj në rreth 10 orë furnizim në ditë.
1. Miratimin e tarifave për shoqërinë Ujësjellës-Kanalizime Skrapar sh.a., si më poshtë:
Kategoria Tarifat Volumetrike Tarifa Fikse Shërbimi
Për zonën Urbane (Me dhe Pa Matësa)

a) Shërbimi i Furnizimit me ujë)
lekë/m3
lekë/muaj/klientë
Konsumator Familjar 35 100
Konsumator Publik 100 100
Konsumator Privat 110 100
b) Për shërbimin e Kanalizimeve

Konsumator Familjar 10 0
Konsumator Publik 10 0
Konsumator Privat 10 0
c) Për zonën rurale pa matës
lekë/muaj/klientë
Konsumator familjar 0 300
Konsumator me burime dytësore 0 125

2. Objektivat e treguesve kryesorë të performancës për vitin 2018, të jenë si më poshtë:

Treguesit Viti 2017 Objektivat 2018
Mbulimi me Ujë 93%96%
Mbulimi me Kanalizime
39%
41%
Niveli i Matjes 6% 20%
Uji pa të Ardhura 44% 44%
Norma e Arkëtimit 82% 84.7%
Orët e Furnizimit 7.5 orë 10 orë
Staf / 1000 lidhje uji 10 punonjës 9.75 punonjës


Sipas ERRU pagesa rregullatore vjetore për shoqërinë Ujësjellës Skrapar sh.a. do të jetë 0.6% e të ardhurave vjetore të parashikuara nga aktiviteti. Ky vendim hyn në fuqi më 1.6.2018 dhe është i vlefshëm deri në miratimin e tarifave të reja.
©Corovoda Online