Sport: Ndeshja shënon 11 gola në total - Skrapari fiton ndaj Delvinës në ndeshjen e K2/B **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport: Ndeshja shënon 11 gola në total - Skrapari fiton ndaj Delvinës në ndeshjen e K2/B

Fatjon Kaloci
6.5.18
Grupi B në Kategorinë e dytë të futbollit në kalendar kishte sot takimin Skrapari - Delvina. Takimi nisi në orën 17:00 e dielë 6 Maj 2018 në terrenin sportiv në Çorovodë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 6-5 për vendasit e Skraparit. Por edhe Delvina dukej e fituar disi. Kjo pasi 5 golat e saj u shënuan nga i njëjti lojtar Dritan Mehmeti. Në 1 Maj 2018 klasifikimi për golshënuesin më të mirë të Kategorisë së Dytë e rendiste lojtarin e Delvinës në vendin e dytë me 19 gola të shënuar deri në 1 maj 2018. Përpara tij me vetëm 1 gol më shumë (total 20 gola) renditej lojtari i ekipit të Vorës, Artur Sejdini. Ndeshja e sotme me Skraparin pavarësisht se i dha një humbje në rezultat 6 - 5 Delvinës i dha lojtarit të kësaj të fundit 5 gola plus për renditjen e përgjithshme duke e çuar Mehmetin në 24 gola të shënuar. Pas ndeshjes së sotme, Skrapari ngjitet në kuotën e 29 pikëve duke u radhitur në mesin e tabelës 14 vëndshe.
© Corovoda Online / Imazhi Kredit Facebook / Kf Skrapari / Arkiv