Sport - Skrapari luan ndeshjen e fundit për K2/B - Ndeshja e djeshme i dha fitoren 2 - 3 Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport - Skrapari luan ndeshjen e fundit për K2/B - Ndeshja e djeshme i dha fitoren 2 - 3 Skraparit

Fatjon Kaloci
13.5.18
Skrapari ka siguruar një tjetër fitore në ndeshjet e Kategorisë së dytë Grupi B. Kështu ditën e djeshme, 12 Maj 2018 në orën 17:00 u luajt takimi Domozdova - Skrapari. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 2 - 3 duke e pozicionuar Skraparin në mes tabelë klasifikimi me 32 pikë. Kjo është edhe ndeshja e fundit për këtë sezon 2017-2018. Po dje, të shtunën u luajt edhe takimi Gramozi - Përmeti i cili u blyll me rezultatin 3 - 1. Në statistika, Skrapari këtë sezon arriti 10 fitore, 2 barazime dhe 14 humbje në 26 ndeshje të luajtura. Fazën e parë (2017) Skrapari nuk pati rezultate të kënaqshme por nisja e fazës së dytë (2018)  filloi ti jepte një tjetër rrjedhë sportit vendas. Kjo e dielë, 13 maj 2018 pritet të sjell edhe konfigurimin e plotë të tabelës së klasifikimit duke qënë se priten të luhen edhe 5 takime të grupit tonë.
©Corovoda Online