Festivali i 46të i Këngës Për Fëmijë - Kompozitori Skraparas merr çmimin e vendit të dytë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Festivali i 46të i Këngës Për Fëmijë - Kompozitori Skraparas merr çmimin e vendit të dytë

Fatjon Kaloci
2.6.18
Në Berat, u mbajt edicioni i 46të i Festivalit të Këngës për Fëmijë. I konceptuar në tre netë, nata e tij finale përfundoi në 31 maj 2018 ku u akorduan edhe çmimet fituese. Muzikologu skraparas Erion Kapllani merrte pjesë në këtë event me kompozimin e këngës "Trokitja e Engjëllit" një tekst nga Armelina Shuli (Bundo)dhe që u performua nga vogëlushja Elfrida Nuka. Kënga u vlerësua me çmimin e vendit të dytë dhe mori duartrokitje në Qëndrën Kulturore "Margarita Tutulani" ku u mbajt aktiviteti. Juria e festivalit, në përfundim të këtij eventi artistik, shpalli këngët fituese që rezultuan si më poshtë.
1. Në vendin e parë me këngën "Sa Bukur" fitoi Vanesa Ziu
2. Në vendin e dytë, u dhanë 2 çmime: Elfrida Nuka me këngën “Trokitja e Engjëllit” dhe Santiliano Berisha me këngën “Kënga jonë dashuri e zjarrtë”
3. Në vendin e tretë u dhanë 2 çmime : Vasilja Vrushaj me këngën ‘Kënga e zemrës” dhe Vanesita Golemi me këngën “Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve”.
I diplomuar për muzikologji, Erion Kapllani është edhe një ndër kontribuesit e mëdhenj në aktivitetet e shumta që mbahen në Skrapar për fëmijët dhe vogëlushët.
©Corovoda Online