• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Itali - Një delegacion i Bashkisë Skrapar mori pjesë në eventin "Verë Arbëreshë"

Gjatë fundjavës, një delegacion i Bashkisë Skrapar udhëtoi drejt jugut të Italisë, në rajonin e Kalabrisë i ftuar për të marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara nga komuniteti arbëresh.
Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu së bashku me një delegacion dhe prodhues të produkteve zonale të Skraparit, mori pjesë gjatë fundjavës në disa aktivitete në rajonin e Kalabrisë. Vizita u shoqërua me dashurinë vëllazërore të Arbëreshëve të Vaccarizzo. Ndërsa të shtunën 23 qershor 2018 Spahiu mori pjesë në disa aktivitete inaugurimi të shoqatës “Slow Food in Arbëreshë” Delegacioni i Bashkisë Skrapar u prit dhe u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë Antonio Pomillo, Stefano Pirillo, Lenin Montesanto Cesazre Anselmi etj… Në simbolikën e quajtur “Tue Ngrën Dal’e Dalë” ( një përkufizim arbëresh i Slow Food in Arbëreshë) delegacioni i Bashkisë Skrapar u njoh me traditat dhe festat arbëreshe. Bashkia Skrapar mori pjesë në eventin Konkursi i Verërave Arbëreshe 2018. Interesi i jashtëzakonshëm nga pjesëmarrësit në panair për produktet e Skraparit. Bashkia u paraqit ne event me produktet raki dhe mjaltë si dhe materiale promocionale mbi turizmin.
Elementi më i spikatur i eventit, që tërhoqi vëmendjen e mijëra vizitorëve ishte koloriteti i kostumeve tradicionale të zonës .Cilësia dhe orgjinaliteti i produkteve bën që të gjitha produktet të shiteshin në panair. Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu zhvilloi një sërë takimesh me disa kryetarë bashkie arbëreshe. Skrapari së shpejti do të firmos një memorandum bashkëpunimi me Bashkinë e Vaccarizzo Albanese Civitta, gjë që pritet të konkretizohet në shtator 2018.


© Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA