Rikthehet në Skrapar "Miss dhe Mister Lulja" Aktiviteti u mbajt në Ditën e Fëmijëve 1 Qershor 2018 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rikthehet në Skrapar "Miss dhe Mister Lulja" Aktiviteti u mbajt në Ditën e Fëmijëve 1 Qershor 2018

Fatjon Kaloci
2.6.18



Pas një viti mungesë, rikthehet "Miss dhe Mister Lulja" një tjetër aktivitet që ka zënë vend prej disa vitesh në kalendarin e festave dhe aktiviteteve lokale në Skrapar. Kështu, pak pas orës 11:00 të së premtes 1 qershor 2018 nisi edicioni i 2018-ës për Miss dhe Mister Lulja. Në sallën e kinemasë së qytetit, të tejmbushur nga vogëlusha, mësues e nxënës 32 garues konkuruan për "kurorën". Përgatitjet kishin nisur më herët nga Qëndra Kulturore e Fëmijëve dhe u finalizuan me një sukses të madh të eventit. Çertifikata pjesëmarrjeje në aktivitet, çmime të ndryshme e shumë buzëqeshje dhe gëzim mes këngëve e valleve dhe sfilatave shoqëruan për disa orë Skraparin që më në fund kurorëzoi edhe Miss dhe Mister Lulja 2018. Japin në bashkëngjitje të këtij postimi disa imazhe nga ky aktivitet.
©Corovoda Online