Skrapar - TAP dhe Spiecapag dhurojnë disa Pajisje mjekësore për Spitalin Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - TAP dhe Spiecapag dhurojnë disa Pajisje mjekësore për Spitalin Skrapar

Fatjon Kaloci
24.6.18
Më herët, gjatë kësaj jave Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe kontraktori i tij Spiecapag i dhuruan repartit të urgjencës në Spitalin e Skrapar disa pajisje mjekësore. Në versionin zyrtar të faqes së TAP u publikua më herët lajmi. Nëpërmjet këtyre pajisjeve mjekësore të reja, mjekët e këtij spitali mund t’i ofrojnë banorëve të Skraparit një shërbim më cilësor.
Si TAP ashtu edhe Spiecapag i janë mirënjohës stafit të Spitalit të Skraparit për ndihën e ofruar gjatë ndërtimit të gazsjellësit dhe janë të ndërgjegjshëm për nevojat materiale që ka ky spital për përmirësimin e shërbimit.
TAP dhe Spiecapag vendosën bashkërisht që të ndihmojnë ekipin e urgjencës së këtij spitali, të cilët përballen me rastet më të vështira të urgjencave mjekësore, qofshin sëmundje apo aksidente. Ndërhyrja e mjekëve të urgjencës është shumë e rëndësishme pasi mund të shmangë përkeqësimet e gjendjes së pacientëve të paraqitur. Spitali i Skraparit i vjen në ndihmë më shumë se 19’000 banorë të zonës së Skraparit.
Lista e pajisjeve mjekësore që i janë dhuruar Spitalit të Skraparit: elektrokardiogram, karrige me rrota, set për ndërhyrje kirurgjikale, aspirator, mbajtëse për kokën dhe kurrizin, barela, suport për krahët dhe këmbët, matës pulsi, aparat për matjen e presionin e gjakut, aparat për matjen e diabetit, defibrilator, mbajtëse qafe, etj.

©Corovoda Online / Imazhet TAP