Treviso - Skraparasi emigrant prej vitesh... tashmë sponsor i një ekipi lokal **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Treviso - Skraparasi emigrant prej vitesh... tashmë sponsor i një ekipi lokal

Fatjon Kaloci
18.6.18
Një media lokale në shtetin fqinj pak ditë më parë publikoi një artikull për të. Ai quhet Niko Korçari dhe artikulli me titull: " Nga skafi tek pica për gjithë zonën - Në Montebelluna historia e Niko" u publikua në versionin online La Tribuna del Treviso, Itali.  Në artikull thuhet:

Në shtator 1994 kapërceu Adriatikuan mbi një motorskaf tetë vendësh, ndonse hipur ne te ishin 40 veta. Skafistit i kishte dhenë 1 milion lira, pagën e një viti si punëtor për të arritur në Itali. Ishte 18 vjeç. Sapo zbarkoi në Brindisi pas një natë të gjatë, i lagur dhe i etur, iu afrua një picerie duke thënë "Pica"... e duke hapur sytë.
Dhe pica u bë jo vetëm kafshata e parë italiane por edhe një fat i jetës tjetër të tij. Sot Niko Korçari është 42 vjeç, i martuar me dy vajza, ka një pizeri prej 10 vitesh ku shkon e gjithë Montebelluna. Dyqani i tij quhet "S.G" një akronim i San Gaetano një i shenjtë më i njohur në këtë zonë. Ai gjithashtu është sponsor i futbollit amator, shkon edhe në shkolla për të mësuar fëmijët si të bëjnë pica...
"Italia më ka pritur si djalin e saj, San Gaetano u bë vendi im - shpjegoi Niko - Në thelb është një mënyrë për t'a kthyer mirënjohjen asaj që më dha Italia, mundësinë që më afroi" thuhet kështu ndër të tjera në një postim në faqen lokale të kësaj gazete. Në imazh shfaqet 42 vjeçari Niko Korçari ndërsa krijon për Gazetën një picë urimi për 40 vitet që ka mbushur në maj 2018 kjo gazetë lokale.
©Corovoda Online / F.Kaloci /Referuar Postimi Elektronik në Tribuna Treviso