• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Agjencitë Turistike me Guidat për Skrapar - Çmimet e kripura flasin me "euro" - Ja sa përshkruhet në disa website "Vizita"

1 - Nga Berati për të kaluar 1 ditë në Bogovë Agjencia X (nuk i përfshijmë emërtesat komerciale) i reklamon në faqen web, një turisti se duhet të paguaj 35 Euro ose afërsisht 5000 lekë. Pak më shumë se 1 orë larg Beratit, turi i kësaj kompanie është vetëm 3 orë. Do të vizitohet Ujëvara e Bogovës. Dhe në itinerarin e kësaj agjencie thjesht thuhet se do ndalojmë të pijmë një kafe dhe raki. Përshkrimi thotë se pastaj do të marrin rrugën drejt ujëvarës duke bërë hiking ( ndonse realisht nga Bogova drejt ujëvarës nuk është më larg se 12 minuta në këmbë. Udhëtimi zgjat vetëm 3 orë dhe më pas rikthehen në Berat. Vetëm kaq kushton 35 euro.

2 - E njëjta agjensi publikon se në itineraret e saj ka edhe vizitën në Malin e Shenjtë të Tomorrit për Pelegrinazh. Në përshkrim thuhen qindra fjalë madje duke përfshirë edhe Kishën e Laçit (që se çfarë ka të bëjë me këtë itinerar??? ) , por ajo që veçon është se do vizitohen vendet e shenjta bektashi. Kaq. Kushton 55 euro për vetëm 5 orë tour.

3 - Kanionet e Osumit sipas po kësaj agjensie për t'u vizituar në 1 ditë do të kushtojnë 60 euro. Udhëtimi përfshin rafting dhe këtu nuk ka ushqim apo ndonjë element të përfshirë në çmim veç rafting dhe trasportit për dhe nga Berati.

4 - Hiking në Çukën Partizan në Malin e Tomorrit kushton 90 euro një ditë. Ndërsa flitet për bukuritë e natyrës, në përshkrim nuk harrohet të shkrihet se dreka do jetë si piknik. Në fund të ditës do të kthehen sërisht në Berat.

5 - Tre orë udhëtim dhe 4 orë hiking gjatë kanioneve të osumit një turisti kjo agjensi i ofrohet për 55 euro. Këtu përfshihen disa produkte pikniku dhe kafe.

Një agjenci tjetër  në çmimin 35 euro përfshin Rafting në Kanionet Osum, por çmim përfshin vetëm udhëtimin nga Çorovoda deri tek pika e nisjes së Rafting. Edhe këtu udhëtimi është 1 ditor ndonse kërkohen minimalisht 6 anëtarë për nisjen në rafting. Ujë dhe patatina përfshihen në çmim.


Një agjenci tjetër nga aeroporti i Tiranës drejt Kanioneve të Osumit ( 2 netë fjetje në Berat ) ka çmimin 236 euro për person. Paketa është all inclusive dhe në ditën kur udhëtohet drejt kanioneve nuk mungon thënia "ushqim i paketuar".

Këto nuk janë agjencitë e vetme që operojnë me paketa turistike në Shqipëri dhe që prekin Kanionet. Çmimet e kripura të këtyre ofertave dhe qëndresa pak orarëshe së fundmi po shton numrin e turistëve që vijnë të paorganizuar përmes këtyre agjencive. Me autobuzë të linjës, çadra dhe shije të ushqimeve të bar-resoranteve të Skraparit ata i sheh se qëndrojnë nën shijen e natyrës, më pak të kushtueshme.




Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

8 Gusht - 76 vite nga Krijimi i BRASH, Lirzë, Helmës Skrapar
15 Gusht - 8 vite krijim i blogut lokal Corovoda Online
15 Gusht - Në promemorie kjo përkon me një ndër aksidentet e rënda të ndodhura në skrapar. Në Grepckë, 6 të rinj humbën jetën pasi një mjet me të cilin udhëtonin ra në brendësi të Kanionit Osum
19 Gusht - Në Zaloshnje, mbahet festa e zonës
20 Gusht - 74 vite nga Krijimi i Brigadës 16 Therepel, Skrapar
21 Gusht - Sivjet është Ditë pushimi në Shqipëri përkon me festë fetare.
22 Gusht - Dita Zyrtare e Pelegrinazhit Bektashi në Kulmak
23 Gusht - 83 vite nga rënia e heroit Riza Cerova
25 Gusht - Mbyllet zyrtarisht Pelegrinazhi Bektashi në Kulmak, Skrapar
25 Gusht - 26 Vite nga Greva e Poliçanit, Greva e parë Sindikaliste në Shqipëri
27 Gusht - 41 vite nga ndarja nga jeta e heroit Zylyftar Veleshnja
27 Gusht - Kjo datë konsiderohet si datë e krijimit të Kooperativës së parë në Skrapar, e cila u krijua në Vërzhezhë Skrapar në 1955

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA