Çorovoda do të furnizohet me 4 fasha orare me Ujë të Pijshëm - Nis aplikimi i tarifave të reja **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda do të furnizohet me 4 fasha orare me Ujë të Pijshëm - Nis aplikimi i tarifave të reja

Fatjon Kaloci
4.7.18
Me një vendim të më hershëm të ERU "Entit Rregullator të Ujit" nga muaji Qershor 2018 abonetët e Ujit të pijshëm do t'i nënshtrohen Tarifave të Reja të Ujit të Pijshëm. Por nga ky fillim muaji Çorovoda do të ketë edhe një fashë tjetër të furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas një njoftimi të Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Skrapar nga ky muaj Korrik qyteti nuk do të furnizohet më me tre fasha orare. Një tjetër interval kohor do të risjell Ujin e Pijshëm në rubinetet e një vere të nxehtë.
Kështu furnizimi do të ketë risi edhe fashën orare 16:00 - 17:00 reciprokisht çdo ditë:
06:00 - 08:30
12:00 - 14:00
16:00 - 17:00
20:00 - 22:30 

Nevojshmëria për pagesat e rregullta të faturave të ujit të pijshëm është domosdoshmëri që këto pagesa të nxisin performancën dhe oraret e furnizimit me ujë të pijshëm. Deri tani sensibilizimi ka ndikuar në një performancë më të mirë të ndërmarrjes aksionere e cila bën vazhdimisht apel për pagesat e rregullta të cilat ndikojnë në cilësinë e shërbimeve.

Corovoda Online falenderon Sh.A. Ujësjellës Kanalizime për informimet e vazhdueshme në të mirë të komunitetit tonë online si dhe të gjitha instancat shtetërore që kooperojnë me ne me qëllimin e vetëm informimin e publikut.

© Corovoda Online