Rruga Berat - Çorovodë ende problematike - Veç Kthesave, Gropat dhe Fenomenet erozive vështirësojnë lëvizjen **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rruga Berat - Çorovodë ende problematike - Veç Kthesave, Gropat dhe Fenomenet erozive vështirësojnë lëvizjen

Fatjon Kaloci
26.7.18
Thuajse çdo drejtues mjeti, që së fundmi ka kaluar në segmentin e vetëm komunikativ rrugor lidhës Berat - Skrapar apo anasjelltas në heshtje pranon sesi rruga ndodhet në gjendje të veshtirë. Gropat në rrugë nuk janë vetëm ato "kundërshtarë" të udhëtimit që do të duhej të ishte komod. Më të shumtit që e ndjejnë vështrësinë, janë ata që udhëtojnë me makina të ulta. Ky realitet vlen prej disa kohësh pa dalluar askënd, banorë lokal, turistë apo vizitorë. Drejtuesit e mjeteve e ndjejnë më shumë këtë vështirësi. Por sikur të ishte vetëm kjo, do të ishte e pakta më e keqe. Vetëm një ditë më parë, në afërsi të Bogovës të mërkurën 25 korrik 2018 një masiv i gurtë bllokoi për disa orë qarkullimin në një kah kalimi. Madje drejtues me eksperiencë e që e kalojnë me vite këtë segment nuk ngurojnë të thonë se në disa raste "kalohet me frikë" nga rreziku i rënies gjatë ecjes së gurëve apo masiveve të dherave nga erozioni. Për vite e vite me radhë kjo panoramë nuk ka ndryshuar. A do të ishte më mirë një koncept ide e kalimit të rrugës nga krahu tjetër lumor? Shumë breza po rriten me idenë se ka projekte dhe plane por bashkë me kalimin e viteve shpresat se kjo rrugë do të marri vëmendjen e duhur zvetiten por sërisht shpresa mbetet si e vetmja bashkëjetuese për gjithë banorët e Skraparit. Ndër vite riparimet kanë qënë pjesore por ato nuk i kanë rezistuar amortizimit. Armiku tjetër: Kthesat
Si të mos mjaftonin këto, në rast se dikush, i njohuri juaj vjen për herë të parë në Skrapar Kthesat janë kryefjala e parë. Në rrugëtmin Berat - Skrapar mendohet (jo zyrtare) se janë 147 kthesa, por shumë prej tyre lehtësisht të devijueshme nëse projektet ambicioze do synojnë të rivitalizojnë komunikimin. Skrapari mes njerëzve të pakët ende shpreson...
©Corovoda Online / Imazhi Kredit Dielli Online / Në pamje Moment i bllokimit të një aksi rrugor pranë Bogovës nga rënie e një masivi shkëmbor 25 korrik 2018