Sopranoja shqiptare mahnit sërisht - 18 minuta rresht duatrokitje për Thais dhe Ermonela Jaho dhe Placido Domingo VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sopranoja shqiptare mahnit sërisht - 18 minuta rresht duatrokitje për Thais dhe Ermonela Jaho dhe Placido Domingo VIDEO

Fatjon Kaloci
27.7.18
Në Teatro Real, duartrokitjet që zgjatën 18 minuta ishin për ta. Placido Domingo dhe Ermonela Jaho shqiptarja që mahnit me zërin e saj morën përtej vëmendjes së të pranishmëve edhe headlinet kryesore të disa mediave ndërkombëtare. Në rrjete sociale ndjekësit e artit nga gjithë bota, nuk nguruan me komente. Jaho deri në në moshën 7 vjeçare vinte shpesh në vendin e origjinës së një prej prindërve në Skrapar.  Ajo ka qënë e spikatur fillimisht në Shqipëri me talentin e saj nga një gazetë lokale e quajtur "Dielli i Tomorrit". Më pas fama e shqiptares u ngrit paralelisht me vlerësimet e kritikës dhe çmimeve të shumta. Më herët edhe për Corovoda Online Jaho ka përcjell mesazhe duke treguar thjeshtësinë e Yjeve që nuk harrojnë të përcjellin mallin e vendlindjes dhe vlerësimet e blogut tonë modest. Corovoda Online në pak momente sjell disa sekuenca gjatë duatrokitjeve të eventit të mbajtur në 26 korrik 2018. Thais e Jules Massenet u konceptua këtë herë si koncert nën dirigjimin muzikor të Patrick Fournillier.

©Corovoda Online / Në imazh Ermonela Jaho/ Fotograf Fadil Berisha