"Zona e Kufizuar" apo "UFO" në Skrapar - Dokumenti i CIA - Viti 1952 - Maj'eTomorrit "e rrethuar me gardh elektrik" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

"Zona e Kufizuar" apo "UFO" në Skrapar - Dokumenti i CIA - Viti 1952 - Maj'eTomorrit "e rrethuar me gardh elektrik"

Fatjon Kaloci
9.7.18
Në një dokument të datës 10 janar 1952 i tipit "Konfidencial" të CIA raportohet edhe një informacion i padëgjuar më parë, ose më saktë i pagjetur në formë shkresore.
Ndërsa në shkresë disa elementë rezultojnë të mbuluara për shkaqe të privatësisë së informacionit, në këtë komunikim ndër të tjera thuhet:
" Zona në kufi me Tomorrin, Lu... (e palexueshme) Kapinovë është një zonë e kufizuar që rrethohet me gardh elektrik. Gjatë natës, një varg dysh me drita shkëlqyese, mund të shikohet rreth kësaj zone, që shtrihen deri në pjesën perëndimore të majës së Tomorrit. Kjo zonë e kufizuar përflitet se përdoret për lëshim raketash, zonë magazinimi karburanti apo depo armatimi."

Më poshtë Corovoda Online bashkëngjit kopje të Dokumentit në fjalë, i Cilësuar si Konfidencial dhe që i përket vitit 1952 të CIA.
Pikëpyetjet që lindin nga publikimi i këtij dokumenti, mbeten të shumta prej nesh: "Kur thuhet Gradh Elektrik" si ishte e mundur kjo kur zona e thellë e Tomorrit në 1952 nuk mbulohej nga elektriciteti. Edhe hipoteza e "magazinimit" të karburantit konsiderohet e rrëzuar pasi nuk shpjegohet për shkak të mungesës së rrugëve dhe mjeteve komunikimit... Pikëpyetjet vazhdojnë ndërsa dokumenti i mëposhtëm është deklasifikuar zyrtarisht nga CIA
©Corovoda Online / Fatjon Kaloci