Nga Skrapari në Toronto - Julian Dyrmishi - Nga modeli i suksesit profesional, në përpjekjen për Shtëpinë e Shqipëtarëve të Kanadasë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Nga Skrapari në Toronto - Julian Dyrmishi - Nga modeli i suksesit profesional, në përpjekjen për Shtëpinë e Shqipëtarëve të Kanadasë

Fatjon Kaloci
24.8.18
Në marsin e këtij viti 2018, në një report video në një televizion lokal në Toronto,Kanada - ata, shqipëtarët e Torontos do të prisnin ministrat e diasporës së Shqipërisë dhe Kosovës. Mes tyre, edhe ai, një tjetër model suksesi me pak Skrapar në të. Quhet Julian Dyrmishi, dhe së fundmi në disa tabloidë elektronik po flitet edhe për të. I lindur në Çorovodë, ku kreu edhe shkollën e mesme "Ramiz Aranitasi", i riu që vjen nga një familje me kontribute në art dhe intelektualitet, u diplomua më pas si Inxhinier Ndërtimi në Tiranë. "Nga Kullat e Tiranës tek Kullat e Torontos" kështu shkruhej në një tabloid shqipfolës në Kanada për të, në titullin kryesor, duke lidhur disi eksperiencat e para të suksesit në Shqipëri me kontributin e tij profesional në Kanada. Për brezin e viteve 80'të, në Çorovodën e vogël ai ende quhet thjeshtësisht Juli, ndërsa modestia e thjeshtësisë, që në vitet e para të qëndrimit në Kanada u miklua me të drejtë, për arritjet e tij. Pas përpjekjeve të fillesave të vështira të çdo shqiptari në vendet emigruese, aftësitë e tij do të vlerësoheshin në fundin e 2017 nga Kompania Del Property Management e konsideruar si një ndër sipërmarrjet më të mëdha menaxheriale të sektorit Condominium - një term që në shqip përkon me një mori apartamentesh që menaxhohen nga kjo kompani e datuar që prej 1968. Do të ngjitej i pari në pod, për kontributin dhe vlerësimin maksimal ndaj tij duke marrë duartrokitje kanadeze të gjitha për skraparasin tonë, të nje krenarie më shumë. Gjatë 2018, përpjekja për ndihmesën e "fluturimit të shqipes" në Kanada e gjen përballë ndihmesës së tij, në disa përpjekje që po bën komuniteti shqiptar në Kanada. Juliani gjendet jo vetëm në takimet e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze të Torontos, por edhe në projektin më të fundit që shqiptarët e Kanadasë po përpiqen ti japin jetë që do të quhet "Shtëpia e Shqiptarit".
E ndërsa kohët sfidojnë të ardhmen, nga Shtëpia e Skraparit, nuk ka sesi të mungojnë fjalët e mira, për shembujt e mirë, si Juliani... një krenari më shumë për ne.
©Corovoda Online