• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Shkencëtari skraparas Taulant Muka do të marrë pjesë në TEDx Tirana 2018

Djali "planprishës" ngahera antikomformist i etur i parregullsive, u përball fillimisht me realitetin shqipëtar kur donte të jepte kontribut në vendin e tij, Shqipëri. Më pas, edhe pse në kompani prestigjoze ndërkombëtare, revanshi i tij ndaj padrejtësive shqiptare kulmoi me një role-play që në fund demaskoi tituj dhe grada të profesorëve dhe doktorëve të shkencave, mbi botimet e tyre shkencore dhe kërkimore në universitete fantazma. Madje arriti të "diplomonte" edhe dy gjyshet e tij, duke treguar sesi në mënyra aspak profesionale, universitete të caktuara kundrejt pagesës diplomuan disa teori të sajuara dhe absurde të tija, por që i falën 2 gjysheve të tija diploma, edhe pse ishin mes 80ve dhe 90ve. Mes humorit të zi, në fund gjithçka tregoi se në Universiteti i Tiranës ishte plot me "eksperta" që në CV e tyre vinin pikërisht nga botime të kësaj natyre.
E pas së gjithave, në shtator 2018, ai do të jetë pjesë e folësave të formatit TEDx, Albania. Formati në vetvete është një konceptim i stilit jetësor, mënyrës së menduarit gjykimit dhe mendimit mbi çështje, tema apo diskutime që në epiqëndër vendosin ndarjen e mendimit mes audiencës dhe folësit.

I riu skraparas, Taulant Muka është shkencëtar në fushën e mjekësisë, me një interes të lartë mbi plakjen dhe veçanërisht diabetin, shëndetin e gruas dhe epigjenetikën. Puna kryesore e Dr. Mukës është zhvilluar në Erasmus MC në Hollandë, ku ka mbrojtur Doktoraturën dhe ka kryer kërkimet postdoktorale, por ai ka patur gjithashtu eksperienca kërkimore me Universitetin e Harvardit dhe Kembrixhit. Dr. Muka ka publikuar mbi 50 artikuj shkencorë ndërkombëtarë, ka dhënë mësim dhe masterklasa, është përfshirë në shkrimin e librave të publikuar nga Elsevier dhe deri më tani ka supervizuar plotësimin e 3 trajektoreve të doktoraturës. Puna e tij shkencore ka marrë disa herë vëmendjen e mediave globale (BBC, CNN, Reuters, TIMES, NY TIMES). Puna gjatë vitit të fundit në zyrat qëndrore të Novo Nordisk në Danimarkë si fizikant i mjekimeve farmaceutike e ka ndikuar Dr. Mukën për të zgjeruar njohuritë mbi zhvillimin e mjekimeve dhe provave laboratorike/klinike.
©Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA