• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

29 000 turistë vizituan Kanionet në Skraparin e kësaj vere - Karakteristikë e këtij viti - Qëndrimi disa orë

Pamje nga Varishti - 16.05.2018 ©Corovoda Online
Pjesa më e madhe e turistëve që vizituan Skraparin qëndruan mesatarisht 4.5 orë. Corovoda Online përmes një rrjeti partner me disa ndër bizneset lokale referon informacionet burimore në terren sipas së cilave nga data 15 maj 2018 deri në 15 shtator 2018 numri i përafërt i turistëve që vizituan Skraparin gjatë këtij viti shkon në 29 000. Kombësitë e tyre ishin nga më të ndryshmet por ka një prevalencë të turistëve nga Gjermania, Çekia dhe Italia më së shumti. Mesatarisht numri i turistëve ditor sipas të dhënave të Corovoda Online ( jo institucionale) numri mesatar i turistëve ka shkuar në 190 turistë në ditë për 5 muajt; maj, qershor, korrik, gusht dhe shtator. Në këtë numër nuk përfshihen grupet e rafting, apo të eventeve rally që zhvillohen thuajse çdo vit edhe në Skrapar nga Kompeticione të ndryshme.
Kampersat apo "makinat - shtëpi të lëvizshme" kanë qënë më të shpeshta këtë vit, sikundërse është vënë re edhe përdorimi i makinave të shërbimeve Rent Car me targa shqiptare. Mesatarja ditore e mjeteve të lëvizshme (automjete, motorcikleta, kampers etj) për këtë sezon në destinacionet Kanionet e Osumit dhe Ura e Kasabashit ka qënë në afro 44 mjete në ditë.
Mikpritja është elementi kryesor që kanë vlerësuar shumica e turistëve të huaj.
Ndër elementët më pak të pëlqyer prej tyre ka qënë mungesa e personeleve apo guidave në gjuhë të huaj. ( kjo praktikë aplikohet kryesisht për grupet e organizuara, rafting, ekipe etj).
Corovoda Online nuk mund të jap dot impkatin në mikroekonominë lokale. Por thuajse të gjithë operatorët që ne kemi si referencë të dhënash më pranë realitetit, kanë pranuar se konsumi kryesisht ka qënë i bazuar tek pijet e lehta, kafetë dhe konsum i shpejtë. Natyra ka qënë një tjetër element i vlerësuar nga turistët edhe për këtë vit. Në shqetësime mbetet shpesh orientimi lidhës me Përmetin, që do t'u mundësonte shumë më shpejt turistëve të arrinin bregdetin jugor të Shqipërisë. Qëndrimi afro 4 orë ishte karakteristikë e këtij sezoni. Kujtojmë se këto janë dhëna të rrjetit Corovoda Online.
©Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA